Pejës po i shtohet një destinacion i ri për blerje, gastronomi dhe argëtim për të gjithë familjen.
Më 28 Nëntor, DHF Center do të hapë zyrtarisht dyert, duke sjellë një koncept që bashkon nevojat e përditshme dhe momentet e bukura familjare në një vend.

Nën sloganin “Krejt çka duhet në një vend”, DHF Center bashkon katër hapësira të dedikuara për blerje, ushqim dhe argëtim.

Vizitorët do të kenë mundësi të furnizohen me produkte ushqimore dhe të përditshme në market, si dhe të zbulojnë një gamë të gjerë produktesh me çmime të volitshme në Euro Store.
Pjesë e kësaj qendre është edhe DENO'S KITCHEN, restoranti që sjell një përzgjedhje të pasur ushqimesh dhe specialitetesh për të gjithë dashamirët e shijes.
Përveç furnizimit me derivate, qytetarët në këtë lokacion të ri do të kenë mundësi të shërbehen me ushqime të përsosura, plot shije dhe specialitet, në pjesën e rezervuar për "Deno's Kitchen".









