Në ulëset e deputetëve në Kuvendin e Kosovës janë vendosur shirita portokalli, në kuadër të fushatës ndërkombëtare “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore”.
Përmes këtij simboli, Kuvendi i Kosovës i është bashkuar fushatës globale që synon rritjen e ndërgjegjësimit për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave.




