Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Krejt për shtet”, “Stop krizës”, “Bashkohu”: Partitë zbulojnë sloganet dhe datat e fillimit të fushatës

GD
Gazeta Demos26 maj 2026 në 19:05
“Krejt për shtet”, “Stop krizës”, “Bashkohu”: Partitë zbulojnë sloganet dhe datat e fillimit të fushatës

Partitë politike kanë zbuluar sloganet për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit. Derisa VV-ja, PDK-ja dhe AAK-ja janë përcaktuar që parullat e tyre të përbën nga disa fjalë, LDK-ja është koncentruar në vetëm një fjalë.

Votën e qytetarëve në këto zgjedhje VV-ja e synon me moton “Krejt për shtetet. Shteti për krejt. Qitja piken”, PDK me “Stop Krizës. Ndrysho Kosovën”, LDK-ja me “Bashkohu” dhe AAK-ja me “Siguri. Energji. Zhvillim”.

Përveç sloganeve, partitë kanë treguar edhe kohen dhe vendin e hapjes së fushatës. Partia më e madhe në vend zyrtarisht fushatën do ta jap të enjten në Ferizaj.

“ Të enjten, 28 maj, me fillim nga ora 19:30, në Palestrën Sportive “Bill Clinton” në Ferizaj, Lëvizja VETËVENDOSJE!, me partnerët e saj, hap fushatën zgjedhore. Pjesëmarrës do të jetë kryeministri Albin Kurti ”, është thënë në njoftimin e VV-së.

Më Ferizaj fushatën do ta hap edhe Partia Demokratike e Kosovës.

Kandidati për kryeministër i kësaj partie, Bedri Hamza, ka ftuar të gjithë aktivistët e kësaj partie që të marrin pjesë në këtë tubim.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se PDK-ja është gati t`i thotë stop krizës

“ Nga Ferizaj nisim rrugëtimin për ta ndryshuar Kosovën! Shumë të dashur aktivistë, struktura dhe qytetarë të Kosovës, Të enjten, nga ora 20:00, ju ftoj të gjithëve në hapjen e fushatës së Partisë Demokratike të Kosovës në qytetin e bukur të Ferizajt. Jemi bashkë, me energji, besim dhe dashuri për atdheun tonë. Dhe jemi të vendosur që t’i themi STOP krizës dhe, bashkë me secilin prej jush, ta ndryshojmë Kosovën ”, ka shkruar Hamza.

Lidhja Demokratike e Kosovës fushatën do ta hap të enjten.

Në njoftimin e LDK-së është thënë se tubimi hapes do të mbahet në sallën ! Tetori në Prishtinë.

“T ë enjten, më 28 maj, nga ora 18:00 ju presim në tubimin e madh elektoral të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në këtë tubim, do të bëhet zyrtarisht hapja e fushatës si dhe prezantimi i kandidatëve për deputetë. Shihemi të enjten, në sallën 1 tetori në Prishtinë, nga ora 18:00. Bashkohu! ”, është thënë në njoftimin e LDK-së.

Kurse, AAK-ja tubimin hapes do ta mbajë në Gjakovë.

“ Gjakovë, shihemi të enjten! Aleanca hap fushatën zgjedhore në vendin ku fillon çdo projekt i madh për Kosovën. 📅 28 Maj, 2026 ⏱️ 19:45 📍 Platoja e Parkut të Qytetit Në këtë tubim hapës do të shpaloset programi ynë dhe vizioni i qartë për të ardhmen e vendit, i ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: Siguri, Energji dhe Zhvillim. Ejani të bashkohemi në këtë rrugëtim të rëndësishëm për mbarë Kosovën ”, është thënë në njoftimin e AAK-së.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 20:46I caktohet një muaj paraburgim kosovarit të arrestuar në Serbi – Flet edhe Daçiq, e akuzon për krime kundër civilëve
  • 20:43Dogana konfiskon mijëra aksesorë elektronikë dhe produkte me marka të njohura
  • 20:42Moti për fundjavë: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 33 gradë
  • 20:30Lavrovi, Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në
  • 19:58Shkoi për operacion estetik në Turqi, 38-vjeçarja humb jetën tragjikisht