Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj kryeprokurorit Blerim Isufaj.
Në një reagim për media, PSRK-ja ka ritheksuar përkushtimin ndaj ushtrimit të pavarur, profesional dhe të panashëm të mandatit të saj, në funksion të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes së interesit publik.
“Prokuroria Speciale dhe Kryeprokurori i saj, z.Blerim Isufaj, nuk komentojnë deklarata me karakter politik, veçanërisht në rastet kur ato janë të pavërteta dhe nuk mbështeten në fakte apo procedura zyrtare institucionale.”, thuhet në reagim.
