Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se në Impiantin për Trajtimin e Ujit (ITU) në Shkabaj ka filluar procesi i trajtimit minimal të ujit, i cili pritet të ndikojë pozitivisht në përmirësimin e mëtejshëm të furnizimit me ujë.
Sipas njoftimit në Facebook, pas problemeve me furnizimin me ujë gjatë ditëve të fundit, situata ka nisur të stabilizohet gradualisht.
