Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kryeministri Kurti priti në takim shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Schuebel

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 16:56
Kryeministri Kurti priti në takim shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Schuebel

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në vend, ambasadorin Dirk Schuebel.

Duke e uruar për detyrën e re, kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje në Kosovë ambasadorit Schuebel dhe shprehi vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë. Po ashtu, ai pranoi urime nga ambasadori Schuebel për ri-zgjedhjen kryeministër, përkatësisht Qeverinë e re.

Kryeministri Kurti theksoi se Kosova është e përcaktuar dhe është duke punuar me përkushtim për anëtarësim në Bashkimin Evropian, nëpërmjet një procesi të bazuar në merita. Ai shtoi se Republika e Kosovës është plotësisht e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, sikurse ndan vizionin dhe vlerat e njëjta, e po ashtu ka shënuar përparim të qëndrueshëm në forcimin e demokracisë, të drejtat dhe liritë e njeriut, sundim të ligjit etj.Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional në funksion të Agjendës së Reformave drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, të cilat janë të natyrës ligjore dhe kërkojnë Kuvend funksional.

Po ashtu, kryeministri Kurti foli edhe për zhvillimin ekonomik, investimet gjithnjë në rritje dhe programet e qeverisë që rrisin mirëqenien, zhvillimin e punësimin.

kryeministrikurtischuebel

Të ngjashme

Kurti njofton se të hënën miratohet buxheti 2027, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’

Kurti njofton se të hënën miratohet buxheti 2027, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’

23:29
Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK

Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK

19:30
Kurti flet për zgjedhjet në Serbi: Vuçiqi dhe Daçiqi humbën, shqiptarët arritën rezultat historik

Kurti flet për zgjedhjet në Serbi: Vuçiqi dhe Daçiqi humbën, shqiptarët arritën rezultat historik

17:12
Kurti me deklaratë të fortë për situatën në Shqipëri

Kurti me deklaratë të fortë për situatën në Shqipëri

15:59

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Kundër Kurtit dhe për Arlindën/ Nesër dy protesta në Prishtinë
  • 23:22Pushteti i ri në Beograd, pa shenja për ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës
  • 22:25Nismë individuale: I riu nga Fushë Kosova pret mbështetjen e qytetarëve në protestën e nesërme kundër Albin Kurtit
  • 22:10FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor
  • 21:43Bajrami kritikon Kurtin për projektbuxhetin e 2027-tës: Së pari në parti, pastaj në institucione