Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“Kryeministri në detyrë dhe deputeti Albin Kurti” – Kuvendi jep detaje nga seanca sotme, ia përmend Kurtit dy detyrat

GD
Gazeta Demos6 gusht 2026 në 16:35
“Kryeministri në detyrë dhe deputeti Albin Kurti” – Kuvendi jep detaje nga seanca sotme, ia përmend Kurtit dy detyrat

Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka njoftuar në lidhje me seancën e sotme konstituive që është mbajtur.

Ata kanë njoftuar se sot janë betuar deputetët e legjislaturës së XI-të të Kuvendit

“Nën drejtimin e deputetit më të vjetër, Avni Dehari, shoqëruar nga deputetja më e re, Fatma Taçi, ka filluar sot punimet seanca konstituive e Legjislaturës XI të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në seancë ishin të pranishëm edhe ambasadorë e përfaqësues të tjerë të misioneve diplomatike në vendin tonë. Pasi i uroi deputetët për zgjedhjen e tyre, kryesuesi i seancës, Dehari, procedoi me rendin e ditës”, ka njoftuar Kuvendi.

Ata kanë thënë se në vijim u paraqitën propozimet për formimin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Partitë e përfaqësuara në Kuvend, propozuan nga një anëtar të këtij komisioni.

“Pas mbledhjes së komisionit, Kuvendi miratoi raportin e paraqitur nga kryetari i këtij komisioni, Adnan Rrustemi. Më pas, deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhanë betimin. Në pikën e tretë të rendit të ditës, zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, fjalën e mori kryeministri në detyrë, deputeti Albin Kurti, nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, i cili kërkoi kohë shtesë për vazhdimin e diskutimeve me partitë parlamentare rreth zgjedhjes së presidentit të vendit”, thuhet në njoftim.

Në fjalën e tij, Kurti falënderoi kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për takimet, duke theksuar se ato bisedime u pezulluan për shkak të zhvillimeve të brendshme në LDK dhe rifillimi i bisedimeve u bë vetëm në këtë javë.

“Ne duam bisedime edhe me PDK-në, edhe me AAK-në, ndonëse refuzimi i tyre është i qartë. Zgjedhjet e 7 qershorit na u shkaktuan sepse në prill nuk u zgjodh presidenti. Ne duam të ecin përpara, bashkarisht, por na duhet dakordimi sa më i gjerë për presidentin unifikues, ashtu siç e kërkon kushtetueshmëria, për të cilën u betuam sot. Konstituimi kësaj radhe nuk bën të jetë serish drejt edhe një shpërndarjeje të Kuvendit dhe përsëri zgjedhjeve të parakohshme e të paarsyeshme, të panevojshme për qytetarët e të dëmshme për ekonominë. Andaj, i nderuar kryesues, z. Avni Dehari, kërkojmë kohë shtesë, që t’u japim shanse bisedimeve politike, për marrëveshje për president a presidente të re”, theksoi Kurti.

Pas kësaj, kryesuesi Dehari tha se meqë nuk ka emër të propozuar për kryetar Kuvendi nga subjekti më i madh, obligohet ta ndërpresë seancën, për vazhdimin e të cilës deputetët do të njoftohen me kohë.

kuvendikurtikryeministri

Të ngjashme

Kurti: Specialja nxori konkludime me gabime historike dhe juridike, presim korrigjim në Apel

Kurti: Specialja nxori konkludime me gabime historike dhe juridike, presim korrigjim në Apel

15:01
Kurti e citon Specialen para von der Leyen: E theksuan qartë se UÇK nuk është në gjyq

Kurti e citon Specialen para von der Leyen: E theksuan qartë se UÇK nuk është në gjyq

14:53
Kurti: Kërkova nga Von der Leyen anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane

Kurti: Kërkova nga Von der Leyen anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane

14:18
Zgjedhja e presidentit, Kurti: Sot do të nisim takimet me opozitën

Zgjedhja e presidentit, Kurti: Sot do të nisim takimet me opozitën

12:29

Më shumë nga Lajme

  • 17:24Haziri në protestën masive: Rini e Kosovës, hallall ju qoftë gjaku i babës tem!
  • 17:23Haradinaj kërkon bashkim të deputetëve, nga ndërkombëtarët kërkon drejtësi: Ju na keni tradhëtuar, kthejeni besimin se na bie keq dy palëve
  • 17:04Ilir Shaqiri ndan tekstin e këngës ‘Jo në emrin tim’: S’ka as ditë të mbarë pa u kthy n’atdhe trimat çlirimtarë
  • 16:46Gazmend Syla solidarizohet me krerët e UÇK: Nga 16 shtatori edhe na jemi anëtarë të ‘Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale’
  • 16:40Pankarta e qytetarit në protestë: Kryegjykatësi Charles Smith nën siluetën e Albin Kurtit, me çekiç të BE-së në dorë