Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryesuesi i KPK-së i bën thirrje Presidentes ta dekretojë Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2025 në 11:18
Kryesuesi i KPK-së i bën thirrje Presidentes ta dekretojë Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Ardian Hajdaraj, nga Konferenca Vjetore e Prokurorit të Shtetit, i ka bërë thirrje Presidentes së Kosovës që të dekretojë kandidatin Blerim Isufaj në pozitën e kryeprokurorit të shtetit.

Hajdaraj tha se Këshilli ka propozuar për herë të dytë kandidatin për këtë pozitë, por Presidentja ende nuk ka vepruar, duke theksuar se mungesa e dekretimit ka krijuar probleme funksionale në sistemin prokurorial.

“Këshilli ka propozuar sërish kandidatin për herë të dytë për pozitën e kryeprokurorit të shtetit, dhe Presidentja nuk ka vepruar tutje. Mbajtja e pozitës me ushtrues detyre për një kohë kaq të gjatë nuk është pozitive”, tha Hajdaraj.

Ai shtoi se Këshilli vlerëson se një organ nuk mund t’i ushtrojë kompetencat në dëm të një organi tjetër dhe kërkoi reflektim institucional nga ana e Presidencës.

“Nga kjo konferencë i bëjmë thirrje Presidentes së shtetit që të reflektojë dhe të dekretojë propozimin e Këshillit për kryeprokuror të shtetit”, u shpreh Hajdaraj.

Kryesuesi i KPK-së përmendi edhe disa nga arritjet kryesore të sistemit prokurorial gjatë vitit të fundit, përfshirë rekrutimin e prokurorëve të rinj, vlerësimin e performancës së prokurorëve, plotësimin e pozitave administrative dhe zhvillimin e karrierës përmes transferimeve dhe avancimeve. /Betimipërdrejtësi

Kryeprokurori i Shtetit

Më shumë nga Lajme

  • 10:18Ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit mbi 20 tonë në autoudhë, nga ora 11:00 deri 17:30
  • 10:01Nisja e punëve për Parkun Industrial në Podujevë, Kurti s’flet për bllokadën politike: Urime të gjithëve gurëthemeli
  • 09:58U lëndua rëndë në vendin e punës, vdes punëtori i KEK-ut
  • 09:54Aksident mes katër automjeteve në qendër të Malishevës, vetura delë nga rruga dhe godet një zyrtar policor
  • 09:52Evropa nën pushtetin e flakëve: Viktima në Greqi e Spanjë, mijëra hektarë të përfshirë nga flakët në Belgjikë