Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka arritur në Presidencë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, e cila që nga orët e pra të ditës është takuar edhe me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Këto takimi po mbahen në kuadër të përpjekjeve për të tejkaluar ngërçin politik që ka bllokuar konstituimin e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.