Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vrasjen e gruas në Pejë

GD
Gazeta Demos26 tetor 2026 në 09:47
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vrasjen e gruas në Pejë

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e vrasjes së gruas në Vitomiricë të Pejës.

Ajo ka thënë se hetimi duhet të shkojë përtej vrasjes dhe të përfshijë mënyrën se si janë trajtuar denoncimet e saj, si është vlerësuar rreziku dhe çfarë masash janë ndërmarrë për mbrojtjen e saj.

“Arlinda u vra pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpi nga stacioni policor, ku kishte denoncuar dhunën në familje. Tri ditë më parë, ajo i kishte shkruar Prokurorisë në Pejë: ‘Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime’. Këto rrethana kërkojnë hetim të plotë. Kur një femicid ndodh pasi viktima ka kërkuar mbrojtje, hetimi duhet të shkojë përtej vrasjes dhe të përfshijë mënyrën se si janë trajtuar denoncimet e saj, si është vlerësuar rreziku dhe çfarë masash janë ndërmarrë për mbrojtjen e saj. Duhet të sqarohet çdo veprim dhe mosveprim i mundshëm institucional dhe, aty ku vërtetohen shkelje, të përcaktohet përgjegjësia përkatëse”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se në kuadër të përgjegjësive mbikëqyrëse të Kuvendit, do të kërkojë që komisionet përkatëse parlamentare të shqyrtojnë funksionimin e mekanizmave për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe parandalimin e femicidit, me theks të veçantë te vlerësimi i rrezikut dhe bashkërendimi ndërinstitucional.

“Është përgjegjësia jonë të sigurohemi që ligjet që miratojmë të zbatohen dhe që mangësitë të trajtohen para se të kushtojnë jetë të tjera”, ka shkruar Haxhiu.

kuvendithetimplotë

Më shumë nga Lajme

  • 14:09vokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
  • 14:01​Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
  • 13:51Shefi i UNMIK-ut dënon vrasjen e Arlinda Zekajt: E dyta brenda pak më shumë se dy javësh
  • 13:35Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
  • 13:27Avokatja e Arlinda Zekajt kundërshton deklaratën e policisë: Vrasjen e kanë bërë institucionet