Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.1
Lajme

Kryetarja Haxhiu mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës

GD
Gazeta Demos10 shtator 2026 në 21:43
Kryetarja Haxhiu mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës

Kryetarja e Kuvendit dhe Ushtruese e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, mori pjesë sonte në shënimin e Ditës Kombëtare të Zvicrës, vendi me të cilin Kosova ka ndërtuar ndër vite lidhje të veçantë, të mbështetur në miqësi, bashkëpunim dhe, mbi të gjitha, në lidhjet mes njerëzve tanë.

Në fjalën e saj kryetarja Haxhiu theksoi se për shumë familje në Kosovë, Zvicra është prej kohësh pjesë e jetës së përditshme.

"Në Zvicër jetojnë prej vitesh shumë familjarë e miq tanë, ndërsa atje janë rritur edhe breza të tërë që vazhdojnë ta mbajnë të fortë lidhjen me Kosovën. Kjo afërsi mes njerëzve ka bërë që Zvicra të mos na jetë dukur kurrë larg”, tha kryetarja Haxhiu, duke shtuar se Kosova nuk e harron mbështetjen e Zvicrës në vitet më të vështira të historisë sonë dhe kontributin e saj të vazhdueshëm në ndërtimin e institucioneve, zhvillimin e vendit dhe përkrahjen e qytetarëve tanë.

Sipas kryetares Haxhiu, sot, marrëdhënia jonë zhvillohet përmes bashkëpunimit politik, sigurisë, arsimit, ekonomisë dhe kulturës, por mbi të gjitha përmes njerëzve që i lidhin të dyja vendet.

“Vura në pah se kontributi i shqiptarëve nga Kosova në Zvicër shihet tashmë në shumë fusha. Futbolli është ndoshta shembulli më i dukshëm, por për fat të mirë jo i vetmi. Nga politika te shkenca, njerëz si Ylfete Fanaj dhe Ardian Jusufi tregojnë se ata që dikur gjetën strehë dhe mundësi në Zvicër, sot janë pjesë aktive e zhvillimit dhe e suksesit të saj. Shpreha krenarinë për këto histori dhe mirënjohjen ndaj Zvicrës, ku shumë nga njerëzit tanë gjetën siguri, ndërtuan jetën e tyre dhe u bënë pjesë e rëndësishme e shoqërisë zvicerane”, potencoi kryetarja Haxhiu, duke i uruar popullit zviceran paqe, mirëqenie dhe shëndet, ndërsa miqtë tanë zviceranë në Kosovë i ka falënderuar për miqësinë dhe rolin e tyre të rëndësishëm në rrugëtimin e vendit tonë.

https://www.facebook.com/share/p/1DnVBR7jSw/

haxhiukryetarjapjesë

Të ngjashme

Kuvendi miraton ndryshimet në Buxhetin 2026, opozita nuk merr pjesë në votim

Kuvendi miraton ndryshimet në Buxhetin 2026, opozita nuk merr pjesë në votim

13:34
Haxhiu pret ministrin malazez Dukaj, diskutojnë për bashkëpunimin dhe integrimin evropian

Haxhiu pret ministrin malazez Dukaj, diskutojnë për bashkëpunimin dhe integrimin evropian

16:59

Më shumë nga Lajme

  • 08:21Edi Rama do dialog, përsërit thirrjen për studentët
  • 08:09Protestë para Qeverisë në kohën kur Sveçla e Gërvalla flasin për vrasjen e Arlinda Zekajt, kërkohet dorëheqja e tyre
  • 08:07E dhimbshme: Vdes vëllai i aktorit Agan Asllani, u aksidentua me motoçikletë
  • 08:05Nga prokuroria te policia, vala e suspendimeve pas vrasjes së Arlinda Zekajt
  • 08:00Rasti i Arlinda Zekajt: Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për media