Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryetarja Haxhiu përkujton betejat dhe dëshmorët e 10 gushtit 1998

GD
Gazeta Demos10 gusht 2026 në 16:41
Kryetarja Haxhiu përkujton betejat dhe dëshmorët e 10 gushtit 1998

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Ushtruese e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar sot betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të 10 gushtit 1998, në vise të ndryshme të Kosovës.

Në shënimin e saj kryetarja Haxhiu ka thënë se më 10 gusht 1998 Ushtria Çlirimtare e Kosovës po luftonte në dy skaje të vendit, nga Dukagjini deri në Kaçanik.

“Në rajonin e Junikut, në përballje me forcat serbe, ranë Bekim Berisha Abeja nga Peja, Bedri Shala nga Drenica, Elton Zherka dhe Përmet Vula nga Gjakova. Eltoni dhe Përmeti ishin njëzet vjeç, Eltonit i mungonin nëntë ditë për t'i mbushur njëzet e një. Lufta i kishte bërë shokë dhe si shokë ranë, në të njëjtën ditë e në të njëjtin front”, ka thënë kryetarja Haxhiu.

Po atë ditë, ka shtuar ajo, në fshatin Shaptej të Deçanit, duke mbajtur vijën e pozicioneve, ra Jusuf Kelmendi nga Peja, luftëtar i Batalionit të Parë "Tigri", ndërsa në të njëjtën ditë në betejën e zhvilluar në fshatin Gabrricë të Kaçanikut, ranë komandanti Agim Bajrami me bashkëluftëtarët Xheladin Kurtaj dhe Besnik Begunca.

“Për këtë arsye 10 gushti shënohet edhe si Dita e Dëshmorëve të Brigadës 162 ‘Agim Bajrami’, e cila gjatë luftës dha 95 dëshmorë të lirisë. Tetë ushtarë, disa fronte, një ditë dhe një kauzë e vetme. Nga lufta e tyre dhe e mijëra të tjerëve na erdhi liria dhe mbi të u ngrit Republika jonë. Familjeve të tyre u shprehim mirënjohjen tonë më të thellë. Lavdi dëshmorëve të kombit”, ka thënë Haxhiu.

haxhiukryetarja1998

Të ngjashme

Haxhiu dhe Kurti nderojnë martirët dhe dëshmorët në Abri të Epërme: Kosova nuk do të reshtë së kërkuari drejtësi

Haxhiu dhe Kurti nderojnë martirët dhe dëshmorët në Abri të Epërme: Kosova nuk do të reshtë së kërkuari drejtësi

15:32
Haxhiu për kërkesën e PDK-së për Specialen: Refuzoj të mbështes iniciativa që kanë qëllim vetëm të duket se po bëjmë diçka

Haxhiu për kërkesën e PDK-së për Specialen: Refuzoj të mbështes iniciativa që kanë qëllim vetëm të duket se po bëjmë diçka

13:26
Familjarët refuzuan takimin, Haxhiu: Derën e kanë të hapur, i përgëzoj qytetarët për protesta

Familjarët refuzuan takimin, Haxhiu: Derën e kanë të hapur, i përgëzoj qytetarët për protesta

13:21
Deklarata kundër Speciales, Haxhiu: Do të kontribuojmë në draftimin e saj

Deklarata kundër Speciales, Haxhiu: Do të kontribuojmë në draftimin e saj

13:07

Më shumë nga Lajme

  • 23:41Berisha: Rinia është e bindur në pafajësinë e krereve të UÇK-së, duhet ta bëjmë luftën ligjore
  • 23:35Deklaratat e ndryshuara të Gërvallës s’mbetën pa pasoja, koha kur u morën si referencë për ta mbajtur në burg Selimin
  • 23:30Moti të dielën: Temperaturat deri në 19°C
  • 23:22“Moska ta ndalë luftën”, kryediplomati gjerman e telefonon homologun e Ukrainës menjëherë pas takimit me Lavrov
  • 23:12Mijëra qytetarë në protestën e 11-të në Prishtinë, Vlora Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë, UÇK