Gazetari Baton Haxhiu ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke e cilësuar si kryeministrin më jetëgjatë në karrigen e kryeministrit, por më jetëshkurtër në qeverisje.

Haxhiu, në emisionin “Pressing” në T7, tha se Kurti nuk ka bërë asgjë gjatë qeverisjes së tij.

“Kryeministri më jetëgjatë i ulur në karrigen e kryeministrit, por më jetëshkurtër në qeverisje, ky njeri nuk ka bërë asgjë. Nuk ke fjali që e përshkruan qeverisjen e tij”, ka thënë Haxhiu.