Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryeziu i reagon Osmanit: Absurde, Kushtetuesja nuk e ka nxjerrë afatin 30 ditor nga mendja, e as nuk e ka shpikur atë

GD
Gazeta Demos22 korrik 2025 në 18:22
Kryeziu i reagon Osmanit: Absurde, Kushtetuesja nuk e ka nxjerrë afatin 30 ditor nga mendja, e as nuk e ka shpikur atë

Kadri Kryeziu, ish-gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, ka shprehur shqetësime lidhur me kërkesën e Presidentes Vjosa Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për sqarime rreth pasojave juridike në rast të mosrespektimit të afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, teksa e ka cilësuar edhe si të habitshme këtë kërkesë .

Sipas Kryeziut, shqetësuese është vonesa në paraqitjen e kësaj kërkese, teksa ka përmendur se kjo mund të ketë qenë taktikë politike e Osmanit.

“Kjo kërkesë është dashur të bëhet shumë më herët. Nuk ka sens që Presidentja të presë deri në ditët e fundit për të kërkuar sqarime për një çështje kaq të rëndësishme, që po e shqetëson gjithë Kosovën. Kjo vonesë jep përshtypjen e një taktizimi politik edhe nga vet Presidentja”, ka deklaruar Kryeziu.

Pika e dytë që ai e cilëson problematike është përfshirja në kërkesën e Presidentes edhe e një mase të përkohshme për pezullimin e afatit 30-ditor kushtetues për konstituimin e Kuvendit.

“Një kërkesë e tillë është gabim dhe absurde. Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë të pezullojë një afat që rrjedh drejtpërdrejt nga Kushtetuta – konkretisht nga neni 66. Ky afat nuk është shpikje e Gjykatës, por është normë kushtetuese, prandaj edhe nuk mund të pezullohet nga ajo”, u shpreh ai.

Kryeziu thekson se një kërkesë e tillë bie ndesh me detyrimin kushtetues të Presidentes për të garantuar funksionimin normal të institucioneve dhe rrezikon të prodhojë një precedent të rrezikshëm në sistemin kushtetues të vendit.

“Afati 30 ditor buron nga neni 66 i Kushtetutës, rrjedhimisht Gjykata Kushtetuese nuk ka asnjë autoritet ta pezullojë një gjë që del nga Kushtetuta. Është vërtet e habitshme, pse Presidentja e ka bërë këtë kërkesë”, ka shkruar tutje ai.

Ndërkohë, Presidenca ka argumentuar se masa e përkohshme synon të parandalojë një bllokadë institucionale që mund të çojë në veprime jashtë kornizës kushtetuese dhe në mungesë afatesh të qarta për funksionimin e Kuvendit.

Më shumë nga Lajme

  • 09:36Fermeri nga Rahoveci kërkon ndërhyrje urgjente për krizën e çmimeve: Shalqiri, pjepri e speci po mbesin në ara
  • 09:34Vikend i ngarkuar në QKUK, afro 1 mijë raste emergjente dhe 3 vdekje
  • 09:07Rritet fluksi në kufi, kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare
  • 08:57E kanosi fqinjin, arrestohet 31-vjeçari në Ferizaj
  • 08:31Ky është çmimi i naftës për 24-orët e ardhshme