Eksperti i çështjeve kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka theksuar nevojën për bashkëpunim ndërmjet partive politike në Kosovë, duke vlerësuar se vetëm përmes koordinimit mund të arrihet formimi i institucioneve të vendit.
Në “Info Magazinë” në Klan Kosova, Kryeziu tha se përgjegjësia kryesore bie mbi subjektet më të mëdha politike, veçanërisht mbi Lëvizjen Vetëvendosje si partia më e madhe në vend.
Sipas tij, Vetëvendosje duhet të tregojë gatishmëri dhe sinqeritet në bashkëpunimin me partitë e tjera parlamentare, jo vetëm me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë, por edhe me partitë shqiptare, në mënyrë që të krijohen kushtet për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit të vendit.
Partitë politike, subjektet duhet me qenë vigjilentë, sidomos partitë e mëdha. Respektivisht, Vetëvendosja duhet të jetë shumë e sinqertë të bashkëpunojë me partitë politike, jo vetëm me minoritetet, por edhe me partitë shqiptare”, deklaroi Kryeziu.
