Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryhet me sukses një intervenim kompleks në Spitalin e Mitrovicës, pacientit i largohet tumor me përmasa të mëdha

GD
Gazeta Demos7 maj 2026 në 10:21
Kryhet me sukses një intervenim kompleks në Spitalin e Mitrovicës, pacientit i largohet tumor me përmasa të mëdha

Spitali i Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka realizuar me sukses një intervenim kompleks kirurgjik.

Operacioni është kryer tek pacienti R.D i lindur më 1957, që vuante nga një masë tumorale me përmasa të konsiderueshme, ndërsa ndërhyrja është realizuar nga mjekët e Repartit të Kirurgjisë, në bashkëpunim me ekipin e Anesteziologjisë.

“Pacienti u diagnostikua me Liposarcoma permagna regio thoraco-abdominalis (pars lumbalis) l.sin (Tumor malinj i indit dhjamor me përmasa shumë të mëdha në regjionin e gjoksit dhe barkut, konkretisht në pjesën e mesit, në anën e majtë). ​Tumori kishte një shtrirje mjaft invazive, nga këndi i poshtëm i sqetullës së majtë (axilla), deri te pjesa e sipërme e kockës së legenit në anën e majtë (crista iliaca anterior superior)”, ka njoftuar Spitali.

Ata kanë njoftuar se ky operacion sfidues u krye me profesionalizëm nga ekipi i mjekëve: ​Specialistët e kirurgjisë: Dr. Ilir Hajzeri, Dr. Muhamet Musa dhe Dr. Albert Miftari. ​Anesteziologët: Dr. Fatmir Ujkani dhe Dr. Arbër Bardhaj dhe ​Instrumentaret: Medina Pllana dhe Fidane Brahimi Sejdiu, si dhe tekniku i anesteziologjisë Petrit Boja.

“​Tumoret e këtyre përmasave kërkojnë saktësi të lartë kirurgjike për shkak të afërsisë me organet vitale dhe strukturat vaskulare (enët e gjakut). Pas përfundimit me sukses të procedurës, monitorimit dhe kujdesit për disa ditë, pacienti është lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Mitrovicë

Më shumë nga Lajme

  • 20:02Mirjeta Zeka e zhdukur prej 7 vjetësh, vëllai: Bashkëshorti u lajmërua pas tre muajsh dhe tha se ajo kishte ikur nga shtëpia
  • 20:01Hoxhaj pas takimit të Grupit Punues: Mbështetja për krerët e UÇK-së është detyrim ndaj historisë sonë
  • 19:56Vdes polici kosovar
  • 19:40“Do zbusim hendekun mes të pasurve dhe të varfërve”, Rama prezanton 10 masat e reja të Paketës Fiskale
  • 19:20Nis punën grupi punes për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për Gjykatën Speciale, Konjufca jep detaje