Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

‘Kunja’ në distancë mes Abidixhikut e Kurtit, Hamza e Haradinaj më butë: Votojnë liderët e partive politike

GD
Gazeta Demos28 dhjetor 2025 në 11:13
‘Kunja’ në distancë mes Abidixhikut e Kurtit, Hamza e Haradinaj më butë: Votojnë liderët e partive politike

Në ditën e sotme kanë votuar liderët e partive politike, njëherësh kandidatët për kryeministër.

Albin Kurti e Lumir Abdixhiku kanë hedhur kunja në distancë. Kurti përmendi refuzimin e koalicionit nga LDK-ja, kurse Abdixhiku kërkoi nga qytetarët të zgjedhin stabilitet e jo përçarje.

“Sapo votova për legjislaturën e 10. Sot është edhe ditë e bukur edhe e rëndësishme. I ftoj qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën për t’u përcaktuar për legjislaturën e 10, uroj e besoj që legjislatura e 10 të konstituohet sa më shpejt, e ta formojë qeverinë e re. Uroj qytetarët për pjesëmarrjen në fushata, durimin e angazhimin që kanë treguar, shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive, sepse pjesëmarrja masive dëshmohet me legjitimitetin e institucioneve”, tha Kurti.

Ai tentoi të shfajësohet, duke thënë se shansa për koalicion iku pa fajin e VV-së.

“Unë kam ofruar koalicion në prillin dhe majin e këtij viti, dhe jemi sot në zgjedhje, pse u refuzua koalicioni. Do të duhej që të kemi rezultat të qartë kësja radhe, meqënëse shansa për koalicion iku pa fajin tonë”, tha Kurti.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka votuar sot.

Ai ka thënë se shpreson që qytetarët të zgjedhin zhvillim e stabilitet, jo përçarje e zymtësi.

“Më lejoni të uroj qytetarët për këtë ditë, në të cilën vendimmarrja i kthehet sovranit. Ditë e mirë, e mbarë, shpresoj që gjithë procesi votimit të shkojë mbarë e mirë. Uroj që qytetarët e Kosovës të zgjedhin për zhvillim, stablitet, e të largohn nga zymtësia, bllokada e përçarja. Dua të falënderoj të gjithë komisionerët, Prokurorinë, Policinë dhe juve mediave. Le të shpresojmë që të shkojë gjithçka mbarë e mirë, e të fitojë populli i Kosovës”, tha Abdixhiku.

Më të butë në deklarimet e tyre kanë qenë Bedri Hamza e Ramush Haradinaj.

Ka votuar edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Ai ka ftuar qytetarët të dalin e të votojnë.

“Bashkë me familjen e shfrytëzuam të drejtën për të votuar, ftoj qytetarët të votojnë sipas bindjes së lirë, vullnetit të tyre. Shpresoj të jetë ditë e qetë, ditë e mirë, qytetarët të votojnë në mënyrë demokratike. Pres që gjithçka të shkojë mbarë. Deri tash nuk kam ndonjë informacion për ndonjë problem. Uroj të mos ketë”, tha Hamza.

Hamza tha se nuk është mirë të ketë telashe me rrymën.

“Nuk është mirë me ndodhë, mund të jetë shqetësuese, por nuk po du me paragjyku për rrymën”, tha Hamza.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka votuar bashkë me nënën Rukë.

Haradinaj tha se qytetarët duhet t’i dalin krah Kosovës.

“Unë me nanën Rukë, me Suzanën, gruja e Shkëlzenit, motrën Valbonën që ka ardhur prej Gjermanie, votuam në Gllogjan. E shfrytëzuam të drejtën me votu, bëjë thirrje qytetarëve, të gjithëve, ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, të votojnë të vendosin. Ky është vendimi i tyre më i madh, e t’i dalin krah Kosovës gjithë”, tha Haradinaj.

partite politike

Më shumë nga Lajme

  • 13:01I shpëtoi ekzekutimit 8 herë, vdes i burgosuri më i vjetër në SHBA
  • 12:56Tentoi t’i vriste tre persona në Pejë, Prokuroria ngre aktakuzë ndaj një personi
  • 12:46Haradinaj: Kurtit s’i prishet relaksi sepse nuk rrëzohet me këtë opozitë të mjerë, qyqare
  • 12:42Ramadani: Thirrja e SHBA-së dhe BE-së duhet të jetë vetëdijësuese për partinë që bllokoi Kuvendin
  • 12:41Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim