Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vetëm gjatë vitit 2025 janë diagnostikuar 601 raste të reja me kancer të gjirit.
Nga Ministria theksojnë rëndësinë e zbulimit të hershëm, ndërsa vetëkontrollin e gjirit e konsiderojnë një hap të rëndësishëm në kujdesin ndaj shëndetit. Për të ndihmuar në këtë aspekt paralajmëron 8 mamografë të rinj digjitalë për diagnostikim më të hershëm dhe shërbime më të afërta për gratë, raporton RTK.
Muaji tetor njihet edhe si muaji i ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit të gjirit. Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, ka bërë thirrje për rritjen e kujdesit edhe në nivelin e kujdesit parësor shëndetësor, duke vënë theksin te ndërgjegjësimi dhe kontrollet e rregullta.
“Promovimi shëndetësor për të ruajtur shëndetin e gjirit, mendoj që duhet të rritet kujdesi edhe në nivelin e kujdesit parësor shëndetësor, sepse tashmë ata kanë një përvojë të theksuar, por qenësore, shumë e rëndësishme për gratë është vetëkontrolli”, tha Arsim Berisha, zëvendësministër i Shëndetësisë.
