Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se çështja e Hagës do të marrë shumë kohë, shumë angazhim dhe shumë nerva.
Përmes një konferencë të jashtëzakonshme për media, shefi i qeverisë tha se nuk do të bëhen mrekulli nëse votohet një projektligj.
“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë në burg në Hagë ata janë dënuar në shkallë të parë ndërkohë sonte në mesnatë mund të shkojmë në zgjedhje këtu sikur nuk ka ndodhur asgjë, duhet kuptuar me sinqeritet se çështja atje do të marrë kohë dhe angazhim dhe do shumë nerva dhe nuk do të bëjmë kurrfarë mrekullie brenda natës pse votojmë një projektligj për këtë duhet të jemi të përgatitu të gjithë”, deklaroi kryeministri.

