Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Paris me kryeministrin e Armenisë, Nikol Pashinyan.

Kurti përmes një postimi në “X” ka bërë të ditur se në këtë takim, ndër të tjerash, kanë diskutuar për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Ai ka theksuar se ky ishte takimi i tyre i parë që nga organizimi i Komunitetit Politik Evropian në Jerevan, në muajin maj