Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: Do të vazhdojmë përpjekjet për t’i shmangur zgjedhjet e reja

GD
Gazeta Demos2 shtator 2026 në 20:59
Kurti: Do të vazhdojmë përpjekjet për t’i shmangur zgjedhjet e reja

Kryetari i LVV-së, njëherësh kryeministër në detyrë, Albin Kurti, ka treguar se për çfarë janë mbledhur në takim me përfaqësuesit e pakicave në Kuvend.

Në prononcimin e tij për mediat, ai tha se edhe pakicat ndajnë keqardhje për mos-realizimin e marrëveshjes politike me LDK-në për Presidentin.

“Kemi pasur diskutime për marrëveshjen politike që kemi arritur me LDK-në për emrin e përveçëm të presidentit, për të cilin jemi dakorduar tashmë, për profesorin Bekim Sejdiu. Ata ndajnë keqardhje që marrëveshja nuk po mund të realizohet sepse gjashtë deputetë të LDK-së nuk e respektojnë këtë marrëveshje. Ishim dhjetë veta, pesë jemi në qeveri, pesë në Kuvendin e legjislaturës së ardhshme. Janë dy boshnjakë, dy turq, dy egjiptian dhe nga një serb, ashkali dhe rom. I falënderova për kontributin që japin dhe do të vazhdojmë të ecim tutje bashkë duke u përpjekur që t’i evitojmë zgjedhjet, tash që kemi marrëveshje”, tha Kurti

Ai kujtoi se dje pasdite ndodhi “një zhvillim negativ, por kemi pasur progres”, dhe në këtë legjislaturë, ai tha se janë më mirë se në të kaluarën sa i përket numrit të votave për president.

Kurti theksoi se do të takohet sonte me Kryesinë e LVV-së për konsultime të brendshme.

Kreu i LVV-së tregoi edhe se çka është folur në takimin me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Nga kryetari Abdixhiku jam njoftuar mbi situatën që ekziston në subjektin e tij. Gjithashtu e njoftove edhe unë për diskutimet me GP të LVV. Tash na duhet një mbledhje e re e Kryesisë për të parë se cilat janë mundësitë që të ecim përpara. Vazhdojmë të jemi optimistë, ndonëse situata është më e vështirë se më parë”, shtoi Kurti.

Ai tha se propozimi konkret është profesor Bekim Sejdiu.

“Jemi marrë vesh, i kemi pasur autorizimet për të negociuar. Negociatat kanë rezultuar, shyqyr, me marrëveshje, por duket se dikush e ka pasur shumë më shumë problem që kemi arritur marrëveshje, sesa kur nuk kishim marrëveshje”, potencoi kryeministri në detyrë, Albin Kurt

kurtizgjedhjetreja

Të ngjashme

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

15:36
Procesi i Berlinit| Kurti përmend Banjskën dhe Ibër-Lepencin, kërkon reagim të përbashkët evropian

Procesi i Berlinit| Kurti përmend Banjskën dhe Ibër-Lepencin, kërkon reagim të përbashkët evropian

15:09
Kurti pas takimit me kancelarin austriak: Kosova është gati për statusin e vendit kandidat në BE

Kurti pas takimit me kancelarin austriak: Kosova është gati për statusin e vendit kandidat në BE

12:10
Kurti në Samitin e Berlinit: Tani është koha që Kosova të hapë negociatat për hyrjen në BE

Kurti në Samitin e Berlinit: Tani është koha që Kosova të hapë negociatat për hyrjen në BE

10:29

Më shumë nga Lajme

  • 15:33Kroaci, Lamborghini rrëshqet nga rruga dhe përfundon mbi barrierën mbrojtëse
  • 15:10Hargreaves takon komandantin e ri të KFOR-it
  • 15:08Ambasadori britanik takon Rashiqin, diskutojnë për prioritetet e komuniteteve joshumicë
  • 15:07Dy bashkëmbrojtëseve të Kadri Veselit iu shkëputen kontratat
  • 14:18Arijeta Rexhepi zgjidhet kryesuese e Grupit të Grave Deputete