Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“A do të vini për rezervat shtetërore masi ia bëtë sefte”, Kurti s’iu përgjigjet gazetarëve – edhe në Gjykatë i rrethuar me truproje

GD
Gazeta Demos3 shtator 2025 në 10:11
“A do të vini për rezervat shtetërore masi ia bëtë sefte”, Kurti s’iu përgjigjet gazetarëve – edhe në Gjykatë i rrethuar me truproje

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën po mbahet seanca fillestare në rastin ku Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani po akuzohen për kanosje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Vetë Kurti erdhi në këtë seancë në cilësinë e të dëmtuarit.

Teksa po hynte në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Kurti ishte i rrethuar me truproja. Tre prej tyre i shkuan pas deri kur ai u ul në një nga ulëset e para në sallë.

Kurti në seancë ka thënë se në këtë rast si palë e dëmtuar e përfaqëson veten dhe se nuk do të bëjë kërkesë pasurore-juridike.

Në anën tjetër, Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani nuk e kanë pranuar fajësinë për kanosje ndaj kryeministrit Kurti.

Pas përfundimit të seancës, Kurti u pyet nga gazetarët e pranishëm në sallë nëse do të shkojë të dëshmojë edhe për rastin e rezervave shtetërore meqë mori pjesë në këtë seancë.

Kurti s’iu përgjigj kësaj pyetje.

Ai ka refuzuar të shkojë në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitarit në rastin e rezervave shtetërore me arsyetimin se po synohet të prodhohet “lajm botëror” me shkuarjen e tij në prokurori si i përfshirë në korrupsion.

Kurti s’ka zbatuar as vendimin e gjykatës, e cila e ka urdhëruar atë t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale.

Më shumë nga Lajme

  • 23:49Endrit Thaçi publikon foton e Vedat Muriqit me mesazhin për çlirimtarët: Krejt Kosova UÇK!
  • 23:37Kurti pas fitores së Kosovës: Lojë e shkëlqyeshme sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”
  • 23:27Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim”, reagon djali i Jakup Krasniqit
  • 22:57Rama reagon pas arrestit shtëpiak ndaj Vlora Hysenit: Askush nuk është mbi ligjin
  • 22:48Tarifat dhe çmimet e ilaçeve, presidentja e Parlamentit Europian: Gjermania të negociojë me administratën Trump