Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Genc Nimonin në pozitën e zëvendësministrit të parë të Drejtësisë.

“Gjatë mandatit të kaluar, z. Nimoni ka shërbyer si Shefi i Kabinetit të ministres së Drejtësisë”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Kurti e uroi z. Nimoni për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive e tij.