Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti flet për “qeveri pa ryshfet” dhe “duar të pastra”, ndërsa ministrat e tij përballen me aktakuza për korrupsion

GD
Gazeta Demos27 dhjetor 2025 në 21:59
Kurti flet për “qeveri pa ryshfet” dhe “duar të pastra”, ndërsa ministrat e tij përballen me aktakuza për korrupsion

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se besimi i bizneseve dhe qytetarëve ndaj qeverisë së tij është rritur ndjeshëm

Ai ka pretenduar se kabineti i ministrave që ai ka udhëhequr është i pastër nga korrupsioni dhe praktikat e ryshfetit.

Gjatë një interviste në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), Kurti theksoi se klima e të bërit biznes në vend është përmirësuar jo vetëm për shkak të rritjes së qarkullimit, por edhe për shkak të, siç e quajti ai, “parashikueshmërisë institucionale”, e cila sipas tij buron nga besueshmëria e qeverisjes.

Ai insistoi se në qeverinë e tij nuk ka pasur ministra që kanë kërkuar ryshfet apo “haraç” nga bizneset gjatë proceseve tenderuese, duke e paraqitur këtë si një dallim thelbësor nga qeveritë e mëhershme.

“Bizneset sot duan parashikueshmëri dhe ajo vjen nga besueshmëria. Me një kryeministër që nuk pasurohet dhe me ministra që nuk kërkojnë ryshfet në fillim të tenderit apo haraç në fund të tij, është rritur besimi në institucione”, deklaroi Kurti.

Megjithatë, këto deklarata bien në kontrast të fortë me realitetin që ka shoqëruar qeverisjen e tij. Qeveria Kurti është kritikuar vazhdimisht për numrin e madh të tenderëve njëburimorë, si dhe për faktin se një pjesë e konsiderueshme e ministrave dhe zyrtarëve të lartë janë përballur me hetime ose aktakuza për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Pretendimi për një kabinet “të pastër nga ryshfeti” shihet nga kritikët si paradoksal, në një kohë kur institucionet e drejtësisë kanë hapur dosje ndaj figurave kyçe të qeverisë në detyrë, duke e vënë seriozisht në pikëpyetje narrativën e qeverisjes së pastër që Kurti vazhdon ta promovojë./LAJMI.NET

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona