Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: Hapja e dosjeve në Beograd është jetike për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

GD
Gazeta Demos30 gusht 2026 në 10:12
Kurti: Hapja e dosjeve në Beograd është jetike për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të ushtrojë presion ndaj Serbisë për hapjen e dosjeve dhe arkivave që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Kurti këto deklarata i bëri sot, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, pas homazheve te Monumenti i Personave të Zhdukur në Prishtinë, ku mori pjesë së bashku me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Ai tha se nuk mund të pritet edhe më gjatë për hapjen e dosjeve të klasifikuara.

“Kanë kaluar 12 vjet nga klasifikimi i kësaj dosjeje. Nuk mund të presim edhe 18 vjet të tjera, deri në vitin 2044. Ato duhet të hapen", tha Kurti.

Kryeministri në detyrë kërkoi nga faktorët ndërkombëtarë, veçanërisht nga Bashkimi Evropian, që të bëjnë presion ndaj Serbisë.

“Kërkojmë nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë, e posaçërisht nga BE-ja, që të bëjnë trysni për hapjen e këtyre dosjeve. Serbisë i jepen qindra miliona euro dhe kjo duhet të shoqërohet me kërkesë për hapjen e arkivave. Shtetit tonë po i kushton shumë të bëjmë gjurmime e gërmime, të humbim shumë kohë dhe të marrim informacione jo të plota e jo të sakta. Është shumë frustruese për organet e shtetit që të bëjnë gjithë këto gërmime dhe të gjejnë megjithatë jo shumë trupa. Hapja e dosjeve në Beograd është jetike për zbardhjen e së vërtetës dhe varrimet dinjitoze të më të dashurve tanë, e sidomos për familjet e tyre që presin në ankth”, deklaroi Kurti.

kurtidosjevezbardhjen

Të ngjashme

Kurti bisedon me të dërguarën britanike për Ballkanin Perëndimor i cili uron për funksionalizimin e institucioneve

Kurti bisedon me të dërguarën britanike për Ballkanin Perëndimor i cili uron për funksionalizimin e institucioneve

19:49
Zgjedhja e presidentes, Haziri: Kurti s'e pati problem bashkëpunimin me PDK-në

Zgjedhja e presidentes, Haziri: Kurti s'e pati problem bashkëpunimin me PDK-në

18:26
Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë në vend dhe rajon

Kurti priti në takim komandantin e KFOR-it, flasin për situatën e sigurisë në vend dhe rajon

16:59
Kurti: KRE-ja do të ruajë energjinë për orët kur na duhet më së shumti, investimi kap vlerën 236.7 milionë dollarë

Kurti: KRE-ja do të ruajë energjinë për orët kur na duhet më së shumti, investimi kap vlerën 236.7 milionë dollarë

16:08

Më shumë nga Lajme

  • 23:11Dardan Molliqaj i prerë: Ligji për Specialen do të rrëzohet në tërësi nga Kushtetuesja
  • 23:11Ministri Demo viziton në spital efektivët: 51 punonjës policie të lënduar në protestë
  • 23:01Gruaja e Behajdin Allaqit: Çfarë mendon për aktgjykimin e Hagës?
  • 22:31Policët e uritur të Ramës, marrin kroasantë në kjoskën e thyer nga protestuesit
  • 22:16Olluri: Edi Rama tallej me protestuesit – korrupsioni nuk u trajtua si vepër penale, por si zotësi