Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti jashtë vendit, kritikohet nga ish-diplomatët: Duhet të merret me formimin e institucioneve të reja

GD
Gazeta Demos7 korrik 2026 në 18:36
Kurti jashtë vendit, kritikohet nga ish-diplomatët: Duhet të merret me formimin e institucioneve të reja

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti po kritikohet për mosangazhim të mjaftueshëm në formimin e institucioneve.

E për më tepër edhe për qëndrim jashtë vendit si kryeministër në detyrë, pikërisht në këtë kohë, kur ka mbetur vetëm certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

Ish-diplomati Blerim Canaj thotë për KosovaPress se simpoziumi Symi ku Kurti po merr pjesë edhe kësaj vere, është një platformë e njohur e diplomacisë joformale, ku zhvillohen diskutime dhe shkëmbime idesh mes personaliteteve politike dhe diplomatike. Megjithatë, sipas tij, në një kohë kur vendi përballet me mosformimin e institucioneve, serioziteti i Kurtit lë për të dëshiruar.

Kurti në deklarimet e tij pas zgjedhjeve të 7 qershorit ka thënë se po pret certifikimin e rezultateve për të nisur diskutimet për formimin e institucioneve të reja.

Partia e Kurtit, LVV-ja, ka fituar 53 ulëse në Kuvend dhe së bashku me komunitetet joserbe mund të formojë qeverinë pa pasur nevojë për koalicion qeverisës.

Andaj Canaj vlerëson e Kurti do të duhej të fillonte bisedimet me partitë e tjera parlamentare për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

“Aty zhvillohet një diplomaci joformale ku s’ka marrje të vendimeve, por shkëmbim idesh. Në parim absolutisht nuk jam kundër shkuarjes së zotërit Kurti atje. Mirë është që ka shkuar si kryeministër në detyrë, mirëpo po më duket e çuditshme kur e lë vendin në vend që të merresh me problemet me të cilat po ballafaqohesh. Jam i sigurt që në takimet e para, nëse ka ndonjë homolog atje, por edhe të tjerët, do të jetë pyetja: Çka bëtë me institucionet? Urime që keni fituar zgjedhjet dhe pse nuk po ndërtoni institucionet? Cili është imazhi i shtetit që e reflekton zotëri Kurti me këtë? Pyetja tjetër është se pse neve qytetarëve na lë pa institucione dhe nuk e ka fare atë dert dhe ikën e shkon në simpoziume të tilla”, thekson ai.

Kritika ka edhe ish-diplomatja Alma Lama. Sipas saj, kryeministri në detyrë duhej ta përqendronte angazhimin në dialogun me subjektet politike për formimin e institucioneve të reja, e jo në aktivitete jashtë vendit.

Lama konsideron se mungesa e përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje politike për çështjen e presidentit tregon se zgjidhja e krizës nuk është prioritet, ndërsa shton se qytetarët presin nga LVV-ja si fituesi i zgjedhjeve të sigurojë funksionalizimin e institucioneve.

“Kurti është kryeministër, ka fituar mandatin nga zgjedhësit dhe e vetmja detyrë që presin qytetarët që të bëjë është të qeverisë dhe jo të merret me çështje të tjera. Mendoj se është një sjellje joserioze dhe është tregues i qartë se ai nuk ka ndërmend të zgjidhë krizën dhe të merret me çështje të bashkëpunimit me partitë e tjera dhe t’i japë vendit një qeveri funksionale. Po të ishte ndryshe ai do të ishte këtu për të biseduar me partnerë qeverisës dhe të kërkojë t’i gjejë dhe ndërtojë ura të bashkëpunimit”, deklaron ajo.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 8 korrik do t’i certifikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Kuvendi

Më shumë nga Lajme

  • 19:1025 ditë para 16 shtatorit – “Liria ka Emër” nis nesër “Orën e Pritjes” në Prishtinë, vendoset ekrani me numërimin së prapthi
  • 19:08Nënshkruhet kontrata për renovimin e palestrës “Karagaqi”
  • 19:00“Mora fjalë” shoqëron ekipin e Kosovës drejt ceremonisë hapëse të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026
  • 18:47PDK i dërgon sërish letër Deharit: Thirre vazhdimin e seancës për nesër, mosrespektimi i procedurave po e thellon situatën
  • 18:31Vdekjet në KEK, Hoti: Tragjeditë kërkojnë përgjegjësi, jo përfitim politik – për keqardhje akuzat që po vijnë nga deputetët e Kuvendit