Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti lajmërohet nga Barcelona ku është mbledhur e Majta, flet per dy “krizat ekzistenciale” me të cilat po përballet bota

GD
Gazeta Demos17 prill 2026 në 15:43
Kurti lajmërohet nga Barcelona ku është mbledhur e Majta, flet per dy “krizat ekzistenciale” me të cilat po përballet bota

Kryeministri Albin Kurti po qëndron në Barcelonë sot dhe nesër për të marrë pjesë në një tubim të së majtës, Global Progressive Mobilisation (GPM), Barcelona 2026.

Ai tha se GPM është konferenca e parë e llojit të saj, ku janë bashkuar në diskutime partitë politike, organizatat shoqërore dhe aktivistët progresistë nga mbarë bota.

Kurti tha se mbajti një fjalim në mbledhjen e kryesisë së Party of European Socialist (PES) ku foli për “prapakthim demokratik” dhe “dy krizat ekzistenciale” me të cilat po përballet bota.

“Historia e së Majtës është e njohur për përçarjet e brendshme. Por, siç jam i bindur se do të pajtoheni, kjo nuk është kohë për sektarizëm të vogël. Debati i fuqishëm brenda radhëve tona është gjithmonë i mirëseardhur, por qëllimi përfundimtar duhet të jetë gjetja e një terreni të përbashkët ndërmjet aktivistëve dhe organizatave të majta. Në një kohë sfidash serioze globale, siç janë prapakthimi demokratik, lufta dhe kërcënimi i afërt që paraqesin dy krizat ekzistenciale të kohës sonë, katastrofa ekologjike dhe rreziku i luftës bërthamore, është detyrë morale e së Majtës të gjejë mënyra për veprim të koordinuar përtej kufijve kombëtarë”, tha Kurti.

Kurti përgëzoi organizatorët për organizimin e këtij samiti, të cilin e quajti një arritje e rëndësishme e së Majtës europiane.

“Për herë të parë, tri organizata të ndryshme të majta, përkatësisht Aleanca Progresive, Internacionalja Socialiste dhe Partia e Socialistëve Evropianë, po bashkohen nën ombrellën e “Mobilizimit Global Progresiv” (GPM)”.

Në Barcelonë Kurti tha se ka shkuar me nënkryetaren e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Mrika Limani Myrtaj dhe zyrtaren për marrëdhënie ndërkombëtare, Anila Vrajolli.

Më shumë nga Lajme

  • 22:40Njoftim me rëndësi për ata që aplikojnë për dokumentin e shtetësisë
  • 22:32Protesta në Tiranë, qytetarët në ditën e 76-të marshojnë drejt Kryeministrisë
  • 22:22Xhavit Haliti lexon letrën e Ahmet Krasniqit dërguar Shtabit Qendror të UÇK-së, rrëfen takimin me ndërmjetësim të Adem Demaçit në Oslo
  • 22:09Xhavit Haliti shfaq për herë të parë letrën e Bekim Berishës "Abeja" dy muaj para rënies heroike
  • 22:00Komuna e Prishtinës fton parkingjet private të aplikojnë për leje, afati deri më 31 gusht