Me rastin e Ditës Kombëtare të Ukrainës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka rikonfirmuar përkushtimin e Republikës së Kosovës për të mbështetur pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin shtetëror të Ukrainës.
Në një postim në platformën X, Kurti theksoi se Kosova qëndron krah Ukrainës dhe popullit të saj të guximshëm përballë agresionit të Rusisë, duke kontribuar përmes sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe strehosjes së qytetarëve ukrainas në Kosovë.