Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme LIVE

Kurti në podcast me gjeneralin francez: Jemi shtet i ri, por popull i lashtë, pasardhës të ilirëve

GD
Gazeta Demos3 shtator 2026 në 15:19
Kurti në podcast me gjeneralin francez: Jemi shtet i ri, por popull i lashtë, pasardhës të ilirëve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij një gjeneral francez, Dominique Trinquand, i cili si njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare realizon një podcast.

Ai intervistoi Kurtin këtë verë në Kryeministri dhe në fillim të bisedës përmendi Deklaratën e Pavarësisë, e cila është e ekspozuar në mur. Derisa e pyeste Kurtin për ambiciet e Kosovës për t’iu bashkuar BE’së, Trinquand vuri në pah se Kosova është shtet i ri.

Në përgjigje Kurti tha se ndonëse shteti është i ri, populli është i lashtë dhe është pasardhës i ilirëve.

“Tetëmbëdhjetë vjet më parë shpallëm pavarësinë. Që atëherë, Kosova është njohur nga më shumë se njëqind shtete në mbarë botën. Është interesante të përmendet se, megjithëse jemi një shtet i ri, ne jemi një popull i lashtë. Njerëzit në Kosovë e ndiejnë veten autoktonë, që vijnë nga ilirët e lashtë. Që nga lashtësia, ilirët dhe grekët kanë jetuar krah për krah në këtë rajon. Më pas kemi kaluar nëpër perandori të ndryshme – Perandorinë Romake, Perandorinë Bizantine dhe Perandorinë Osmane – dhe kemi përjetuar një shekull të 20-të shumë të trazuar”, tha Kurti.

Ai tha se pavarësia për popullin e Kosovës nuk nënkuptonte vetëm liri, por edhe një mundësi për zhvillim ekonomik.

kurtilashtëjemi

Të ngjashme

Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK

Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK

19:30
Kurti flet për zgjedhjet në Serbi: Vuçiqi dhe Daçiqi humbën, shqiptarët arritën rezultat historik

Kurti flet për zgjedhjet në Serbi: Vuçiqi dhe Daçiqi humbën, shqiptarët arritën rezultat historik

17:12
Kurti me deklaratë të fortë për situatën në Shqipëri

Kurti me deklaratë të fortë për situatën në Shqipëri

15:59
Kurti: Presim që Beogradi të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

Kurti: Presim që Beogradi të ndryshojë qasjen ndaj Kosovës

14:49

Më shumë nga Lajme

  • 19:35Komisioni Evropian kërkon progres në dialog, kritika për Kosovën dhe Serbinë
  • 19:21Gjuetari i ashpër me ata që dalin për gjah natën: Veç parja iu intereson
  • 19:10Tiranë: Protestuesit shpërndahen nëpër rrugë, policia vijon kontrollet në terren
  • 19:09Një kosovar në mesin e të dyshuarve për planifikimin e një sulmi terr’orist në Gjermani
  • 19:08Haradinaj: Qeveria ta bëjë planin, sektori privat e bën zhvillimin ekonomik