Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar edhe sot mbi zhvillimet e fundit politike si dhe për mundësinë që vendi të shkojë në zgjedhje.
Kurti gjatë deklarimit i ripërsëriti ato që ka thënë vazhdimisht se si kanë propozuar Glauk Konjufcën si dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçakun.
“Nëse shkojmë në zgjedhje të reja së paku 10 milionë euro shkojnë për organizim, e do t’i humbim dhjetëra miliona euro si shtet pa funksionimin e Kuvendit. E s’do të kemi zgjidhje sepse sërish do të duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, e sërish në zgjedhje të reja meqenëse unë s’e di se si mund t’i kemi 80 deputetë. Kam qenë shumë bujar me partitë opozitare, vetëm 30 orë para skadimit të afatit e kemi propozuar Konjufcën e vetëm tri orë para skadimit të afatit propozuam Mulhaxha-Kollçaku”, tha Kurti.
E pas kësaj Kurti deklaroi se kanë pritur gjatë që të merren vesh me opozitën.
“Kemi pritur gjatë që të merremi vesh me opozitën meqë su morëm vesh deshëm të takohemi e të merremi vesh edhe kur çështja shkoj në Kushtetuese, na u tha të takohemi pa aktgjykimit. Pas aktgjykim u takova me LDK-në, PDK-ja refuzoi të takohemi. LDK-së ia kam bërë dy oferta e pastaj PDK-së për rrokadë në kryesinë e kuvendit.Thjesht s’po më duken të gatshëm për marrëveshje e ky është dëm i madh për Kosovën.E dini se çka flitej para një viti, tema kryesore ka qenë se qysh nuk bën Albulena Haxhiu për kryetare e Kuvendit sepse është konfliktuoze e përçarëse saqë do dëmtohet pakthyeshëm vendi.E patën linçuar e stigmatizuar gruan më të votuar të legjislaturës së nëntë. Ku jemi sot? Albulena Haxhiu është kryetare e Kuvendit dhe ushtruese detyre e presidentes. Dhe s’është as konfliktuoze as përçarëse. Prandaj këto zhurma e piskama nuk janë duke na bërë dëm neve sepse ne prapë po mbërrijmë aty, por po i bëjnë dëm shtetit me buxhet e me kohe. Mazhoranca ka 66 deputetë, partisë me 15 deputetë u ofrova që kryetari i tyre të bëhet zëvendës i imi.Që në mungesë timen të udhëheqin katër ministri. LDK-së i ofrova dyfish më tepër se partisë Guxo, partisë që garoi me mua i dhashë më pak, e partisë që garoi kundër meje i ofrova 4 ministri”,deklaroi Kurti.
