Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: PDK do që Presidenti të vijë nga ta, nëse s’e gjejmë dikë, atëherë të garojmë secili subjekt me nga një kandidat

GD
Gazeta Demos1 mars 2026 në 13:50
Kurti: PDK do që Presidenti të vijë nga ta, nëse s’e gjejmë dikë, atëherë të garojmë secili subjekt me nga një kandidat

Kryeministri Albin Kurti tha se kandidati për President “mund të vijë nga cilido subjekt”.

Pas takimit të djeshëm me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën, Kurti tha sot në një mbledhje të partisë së tij se nëse nuk arrihet të gjendet një figurë unifikuese, atëherë secili subjekt do të garojë me kandidatin e vet.

“Pas takimit të dytë që pata me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, më është kumtuar nga një qëndrim i Kryesisë së tyre, se ata tashmë konsiderojnë se Presidenti nga java e ardhshme duhet të vijë nga PDK-ja. Nisur nga ky qëndrim, unë mendoj se kandidati mund të vijë nga cilido subjekt… Por në fund, zgjedhjen për president nuk e garanton përkatësia partiake, por vota në Kuvend”, tha Kurti.

“Nëse nuk arrijmë të gjejmë një figurë unifikuese që siguron mbështetjen e së paku 80 deputetëve, atëherë një nga opsionet e mbetura është që secili subjekt të propozojë kandidatin e vet partiak dhe të gjithë t’i nënshtrohen garës brenda Kuvendit”, shtoi ai.

Këtë, Kurti tha se “e parasheh edhe Kushtetuta”.

Ai tregoi se nesër do të takohet edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun për të diskutuar rreth kësaj çështje.

“Nesër do ta takojë edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku do të diskutojmë edhe me të rreth këtij procesi. Mirëpo, ne kemi qëndrimin që nëse subjektet pajtohen që ky të jetë rrugëtimi, pra garë e hapur ku secili subjekt ka kandidatin apo kandidaten për President, atëherë edhe ne pajtohemi me këtë qasje dhe Lëvizja Vetëvendosje do ta ketë kandidatin e saj për President”, tha Kurti.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 19:41Vjedhja e rëndë në Leposaviq, arrestohet edhe një i dyshuar, u kap në kufi me para
  • 19:38Arifi: Shteti ka dështuar në aspektin e lobimit për katërshen e UÇK-së
  • 19:04Vdes tragjikisht në moshën 25 vjeçare futbollisti i njohur
  • 18:54Lladrovci kërkon fundin e bllokadës institucionale: Të fillojë numërimi mbrapa 24 orësh për krijimin e institucioneve
  • 18:47Irani hap pjesërisht Ngushticën e Hormuzit, lejon vetëm kalimin e cisternave të këtij shteti