Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti për tensionet mbrëmë: Policia është më tolerante dhe profesionale se në kohën kur unë organizoja protesta

GD
Gazeta Demos6 tetor 2026 në 15:57
Kurti për tensionet mbrëmë: Policia është më tolerante dhe profesionale se në kohën kur unë organizoja protesta

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se do të mbahet edhe një mbledhje për të diskutuar hapat e mëtejmë lidhur me situatën politike dhe zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Kurti ka thënë se tani duhet të flasin edhe partitë e tjera dhe të tregojnë nëse janë të gatshme që vendi të mbetet pa President dhe të shkojë në zgjedhje të reja.

“Ne do të mbajmë edhe një mbledhje që të shohim se çka do të bëjmë në rrugën përpara. Duhet të flasin të tjerët se a janë me të vërtetë të vendosur që Kosovën mos ta lënë pa President e të ngelim me ushtrues detyre e të shkojmë në zgjedhje të reja apo jo”, tha Kurti për media.

Duke folur për protestat e fundit në Prishtinë, Kurti ka thënë se ka qëndruar në Kuvend deri pas mesnatës dhe se nuk i di të gjitha detajet rreth zhvillimeve në protestë dhe ndërhyrjes së Policisë.

“Sa i përket protestave, unë kam qenë këtu deri pas mesnatës, asnjëherë nuk kam qenë diku tjetër, nuk i di hollësitë e protestave si ndërhyri policia, çfarë bënë protestuesit më herët. Por e di që janë dërguar edhe disa raste në Inspektoratin Policor për të parë nëse ka pasur ndonjë sjellje të tepruar ndonjë polici”, u shpreh ai.

Kurti ka thënë se pamjet e publikuara mund të ndihmojnë në vlerësimin e sjelljes së Policisë gjatë protestave, duke krahasuar situatën me protestat e organizuara vite më parë.

“Ju i shihni tashmë sjelljet e policisë në xhirime se tashmë ka më shumë pamje se sikur 10 apo 15 vitesh kur unë organizoja protesta e shihni që policia është më tolerante dhe profesionale se në atë kohë”, tha Kurti për media.

kurtitensionetmbrëmë

Të ngjashme

Kurti: Emergjente është çështja e presidentit, ta heqim këtë presion mbi shtetin

Kurti: Emergjente është çështja e presidentit, ta heqim këtë presion mbi shtetin

15:56
Kurti: E votojmë ndryshimin e Ligjit nëse PDK-ja na jep gjysmën e votave për Sejdiun

Kurti: E votojmë ndryshimin e Ligjit nëse PDK-ja na jep gjysmën e votave për Sejdiun

15:53
Albin Kurti për Bekim Sejdiun: S’do të thoshte ‘jo, s’dua ta shpëtoj Kosovën nga zgjedhjet’

Albin Kurti për Bekim Sejdiun: S’do të thoshte ‘jo, s’dua ta shpëtoj Kosovën nga zgjedhjet’

15:45
Kurti: Ta zgjedhim presidentin sonte dhe ju zotohem se të enjten kalon leximi i dytë

Kurti: Ta zgjedhim presidentin sonte dhe ju zotohem se të enjten kalon leximi i dytë

15:41

Më shumë nga Lajme

  • 16:35Prokuroria autorizon IPK-në për hetimin e veprimeve policore gjatë protestës së 5 tetorit
  • 16:31Lushtaku i ashpër me Kurtin: Për karrigen e vet nuk e miraton ligjin për Specialen
  • 16:21Bekim Sejdiun e nxjerr shumë keq Kurtin, thotë se nuk është në garë më
  • 16:20Zemaj: Albin Kurti nuk e sheh stabilitetin institucional si opsion politik
  • 16:20PDK i dërgon ftesë të gjithë deputetëve për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për të miratuar në shqyrtim të dytë ligjin për Specialen