Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë më rëndë sesa Rusia në Europë, BE ta sanksionojë

GD
Gazeta Demos7 tetor 2025 në 12:52
Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë më rëndë sesa Rusia në Europë, BE ta sanksionojë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka akuzuar Serbinë se sikurse në zgjedhjet parlamentare edhe në këto lokale po ndërhyn në procesin zgjedhor.

Ai renditi këtu edhe deklarimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, si “dhe veprimet e vazhdueshme të akterëve shtetërorë dhe joshtetërorë të Serbisë, që nuk kanë se si të cilësohen ndryshe përveçse ndërhyrje në procesin zgjedhor komunal të tetorit në Republikën e Kosovës”.

“Premtimet për vende pune, joshja përmes përfitimit të mbështetjes financiare, kushtëzimi dhe shantazhi me beneficione sociale dhe deklarimet e zyrtarëve shtetërorë të Serbisë se vetëm Lista Serbe e mbron Serbinë në Kosovë siç bëri së fundmi Millosh Vuçeviq dhe siç ka bërë edhe vetë presidenti Vuçiq, janë metoda të përsëritura të ndërhyrjes së Serbisë në procesin zgjedhor në Kosovë”, tha Kurti.

Duke cituar raportin e misionit të BE-së për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë se Serbia ka ndërhyrë në zgjedhjet e shkurtit në Kosovë, Kurti tha se ndërhyrja e Serbisë në Kosovë është më e rëndë se ajo e Rusisë në zgjedhjet në Europë.

“Misioni për vëzhgimin e zgjedhjeve i BE-së në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 kishte evidentuar ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet tona. Ndërhyrjet e shteteve tjera janë forma të cenimit të demokracisë dhe sovranitetit të atij shteti. Me gjithë këto, Serbia nuk ka pasur asnjë pasojë nga BE-ja, andaj Serbia nuk po ndryshon sjellje. Kjo ndërhyrje që bën Serbia tani është edhe më e rëndë se sa ajo e Rusisë në Europë”.

Kurti në fund kërkoi që BE ta sanksionojë Serbinë.

“I bëjmë thirrje BE-së që ta dënojë ndërhyrjen e Beogradit zyrtar dhe ta sanksionojë Serbinë, shtet ky kandidat për anëtarësim në BE për veprime që bien ndesh me parimet e fqinjësisë së mirë dhe shkelin Marrëveshjen Bazë të Brukselit”.

Më shumë nga Lajme

  • 16:34Pula: UÇK është pjesë e një kapitulli vendimtar të historisë sonë
  • 16:32FSK-ja trajnohet me ushtrinë turke, për kërkim-shpëtim
  • 16:31Alarmon psikiatri: Nga mosha 10 vjeçare ka raste të përdorimit të drogës
  • 16:18Ambasadori i ri amerikan ia dorëzon kredencialet, Begaj: SHBA aleat i pa zëvndësueshëm për ne
  • 16:02Ndeshja Austri – Kosovë nën masa të rrepta sigurie, policia vendos rregulla të veçanta për tifozët