Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Protestë gjithëkombëtare të shtunën për Arlinda Zekajn, kërkohet përgjegjësi nga institucionet

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2026 në 17:14
Protestë gjithëkombëtare të shtunën për Arlinda Zekajn, kërkohet përgjegjësi nga institucionet

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka njoftuar se të shtunën do të organizojë protestë gjithëkombëtare, për të kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn dhe përgjegjësi institucionale për rastet e vrasjes së grave në Kosovë.

Në njoftim, Kolektivi ka thënë se vrasja e Arlindës ka ekspozuar dështimet e zinxhirit institucional, duke theksuar se institucionet, në vend që t’i mbrojnë gratë që kërkojnë ndihmë, i kanë anashkaluar ato dhe nuk kanë parandaluar tragjedi të tilla.

Përmes protestës, organizatorët kërkojnë që shteti ta trajtojë femicidin si urgjencë kombëtare dhe të ndërmarrë masa konkrete për të parandaluar vrasjet e grave.

Ndër kërkesat kryesore të tyre janë shkarkimi, ndjekja penale dhe burgimi i zyrtarëve që i konsiderojnë përgjegjës për rastin e Arlinda Zekajt, përfshirë kryeprokuroren Lumturije Vuçetaj, prokuroren Suada Rama Hamza, kryetarin e Gjykatës, Shemsedin Haxhiaj, gjykatësin Migjen Kastrati, ushtruesen e detyrës së drejtoreshës së Qendrës për Punë Sociale, Shpresa Lukaj, si dhe togerin Faruk Muqolli.

Po ashtu, kërkojnë shkarkimin e Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës, dorëheqjen e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, trajtimin e vrasjes së grave si urgjencë kombëtare, sigurimin e banimit social për të mbijetuarat e dhunës në familje, vetingun apartiak dhe të pavarur të sistemit të drejtësisë, si dhe legalizimin e sprejit për vetëmbrojtje për gratë.

Kolektivi ka theksuar se angazhimi i tyre nuk do të ndalet vetëm te kërkimi i drejtësisë për Arlindën, por do të vazhdojë për sigurinë e të gjitha vajzave dhe grave në Kosovë.

Protesta është thirrur për të shtunën, në orën 12:00

arlindaprotestëgjithëkombëtare

Të ngjashme

Sigurimi i Kurtit tërheq zvarrë protestuesin që kërkonte përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt

Sigurimi i Kurtit tërheq zvarrë protestuesin që kërkonte përgjegjësi për vrasjen e Arlinda Zekajt

11:52
Vrasja e Arlinda Zekajt, kryeprokurori pret në takim aktivistet që po protestojnë para KPK-së

Vrasja e Arlinda Zekajt, kryeprokurori pret në takim aktivistet që po protestojnë para KPK-së

09:58
Kim Mehmeti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Në Maqedoni s’ndodhin raste të tilla sepse njerëzit besojnë në Zot

Kim Mehmeti për vrasjen e Arlinda Zekajt: Në Maqedoni s’ndodhin raste të tilla sepse njerëzit besojnë në Zot

23:59
“Nuk e ka pritur kështu, i ka dalë bisht” - Arlinda dhe Bejta komentojnë lojën e Vjollcës

“Nuk e ka pritur kështu, i ka dalë bisht” - Arlinda dhe Bejta komentojnë lojën e Vjollcës

18:39

Më shumë nga Lajme

  • 18:07Bekim Çollaku rrëfen për orët kritike bashkë me Hashim Thaçin para nisjes për Hagë më 5 nëntor
  • 17:49Bekim Çollaku: I gjithë stafi në Presidencë kemi qarë kur i është ngritur aktakuza Hashim Thaçit
  • 17:44Hetimet për dhjetëra kontrata, IPK kërkon suspendimin e drejtorit të prokurimit  të Policisë së Kosovës
  • 17:42Zbulohet një fotografi e Hashim Thaçit pak para se të nisej për Hagë para 6 vitesh
  • 17:06Dita e nëntë e protestës, bllokohet rruga para stacionit policor