Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurti shpreh shqetësimet për mungesën e transparencës së pronësisë së mediave dhe ndikimin e interesave

GD
Gazeta Demos24 mars 2026 në 17:38
Kurti shpreh shqetësimet për mungesën e transparencës së pronësisë së mediave dhe ndikimin e interesave

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit, priti në një takim drejtues dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare të gazetarëve dhe mediave.

Në takim morën pjesë përfaqësues të Reporterët Pa Kufij (RSF), Asociacioni i Gazetarëve Evropian (AEJ), Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), Unioni i Transmetuesve Evropian (EBU), Qendra Evropiane për Liri të Shtypit dhe Medias (ECPMF), Indeksi i Censurës, Observatori i Ballkanit dhe Kaukazit Transeuropa (OBCT) dhe Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (IPI).

Kryeministri Kurti theksoi se liria e medias është e një rëndësie fondamentale për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ai tha se Kosova ka një mjedis mediatik të larmishëm dhe pluralist, ku liria e shprehjes jo vetëm që mbrohet, por edhe ushtrohet – përfshirë nëpërmjet kritikës ndaj qeverisë.

Megjithatë, ai vuri në pah shqetësimet për mungesën e transparencës së pronësisë së mediave dhe ndikimin e interesave korporative.

Pasi i dëgjoi çështjet e ngritura nga përfaqësuesit e organizatave, kryeministri Kurti i falënderoi për vizitën dhe diskutimin, ndërsa shprehu gatishmërinë dhe vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunim.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 23:13A duhet të jetë Abdixhiku kryetar i LDK-së edhe më tutje? Anton Quni përgjigjet
  • 22:58Haziri i reagon Hykmete Bajramit: Garë për kryetar të LDK-së nuk ka
  • 22:58Konjufca: Nderimi i Ratko Mlladiqit nga Beogradi, akt i turpit të thellë moral e politik
  • 22:42“Të dua përjetë”: Motra e Laurent Krasniqit kujton me mall bisedën e fundit me vëllain e ndjerë
  • 22:30Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së