Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapje të mbledhjes së qeverisë sot foli, njësoj sikurse u.d. presidentja Albulena Haxhiu, foli për çështjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë.
Duke thënë se me dorëheqjet e tyre kishin sabotuar shtetin, Kurti tha se nuk ka të drejtë ligjore t’iu thonë atyre të kthehen.
“Kishim të drejtë politike t’iu thoshim mos shkoni, por s’kemi të drejtë kushtetuese e ligjore t’iu themi kthehuni. Largimi i tyre ka qenë akt politik, individual, ndonëse i organizuar, po kthimi është çështje ligjore dhe kushtetuese”, tha Kurti, duke shtuar: “Nuk mund të ketë kthim që i mbivendoset Kushtetutës e ligjit”.
