Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gërvalla për nderimet ndaj Mlladiqit: Kjo është tallje me Evropën

GD
Gazeta Demos8 shtator 2026 në 19:09
Gërvalla për nderimet ndaj Mlladiqit: Kjo është tallje me Evropën

Ministrja në detyrë e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar ashpër pas ceremonisë së varrimit të ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiq, duke kritikuar institucionet e Serbisë për nderimet shtetërore dhe ushtarake që iu bënë të dënuarit për gjenocid në Srebrenicë.

Gërvalla tha se pjesëmarrja e zyrtarëve të lartë serbë në ceremoninë mortore dhe nderimet e bëra ndaj Mlladiqit përbëjnë, sipas saj, një akt të rehabilitimit politik të një krimineli të dënuar nga drejtësia ndërkombëtare.

“Dje në Beograd pati krisma nderi mbi arkivolin e xhelatit të Srebrenicës, Mlladiqit. Kriminelit të luftës, i dënuar për gjenocid në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte”, deklaroi Gërvalla.

Ajo e cilësoi të papranueshme pjesëmarrjen e ministrit serb të Drejtësisë, Nenad Vujiq, në ceremoninë për Mlladiqin.

“Po e them si Ministre e Drejtësisë, dhe po e them troç: ky njeri nuk duhet kurrë më të lejohet të ulet në asnjë tryezë ku përmendet fjala drejtësi. Jo në Bruksel. Jo në Berlin. Jo në Strasburg. Askund!”, u shpreh ajo.

Gërvalla kritikoi edhe Bashkimin Evropian për qasjen ndaj Serbisë, duke thënë se Brukseli duhet të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj veprimeve të Beogradit.

“Bashkimi Evropian nuk duhet të vazhdojë të jetë i shurdhër dhe i verbër ndaj Serbisë. Problemi nuk është më se çfarë bën Beogradi, por sa gjatë Brukseli do të vazhdojë ta tolerojë atë”, tha Gërvalla.

Sipas saj, toleranca e vazhdueshme ndaj Serbisë ka kontribuar në normalizimin e mohimit të gjenocidit dhe glorifikimit të personave të dënuar për krime lufte.

“Në Bruksel flasin për Kapitullin 23. Në Beograd shtinë krisma nderi mbi arkivolin e një krimineli të gjenocidit. Në Bruksel flasin për sundimin e ligjit. Në Beograd shteti e kthen një të dënuar për gjenocid në figurë nderi”, deklaroi ajo.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë e Kosovës e cilësoi këtë situatë si të papajtueshme me rrugën evropiane të Serbisë.

“Kjo nuk është rrugë drejt Evropës. Kjo është tallje me Evropën”, tha Gërvalla.

Ajo dënoi ashpër nderimet ndaj Mlladiqit, duke i cilësuar si fyerje ndaj viktimave dhe përbuzje ndaj drejtësisë ndërkombëtare.

“E dënoj këtë akt në termat më të ashpër politikë dhe moralë sepse nderimi shtetëror i Mlladiqit është fyerje ndaj viktimave, përbuzje ndaj drejtësisë ndërkombëtare dhe akt i hapur i rehabilitimit politik të një ideologjie kriminale”, tha ajo.

gërvallandajnderimet

Të ngjashme

Ngjarja në Vitomiricë, Gërvalla: Vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje

Ngjarja në Vitomiricë, Gërvalla: Vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje

17:35
Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për shitblerje të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave për shitblerje të narkotikëve dhe kultivim të bimëve narkotike

16:33
Shtohen forcat policore tek Gjykata e Pejës, pas pak seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekaj

Shtohen forcat policore tek Gjykata e Pejës, pas pak seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekaj

14:03
Fenerbahce reagon ashpër pas derbit: Sulmet ndaj lojtarëve tanë janë të papranueshme!

Fenerbahce reagon ashpër pas derbit: Sulmet ndaj lojtarëve tanë janë të papranueshme!

14:02

Më shumë nga Lajme

  • 00:19Disa orë në arrati, momenti kur Albert Sylaj sillet në stacionin e Policisë
  • 00:03E konfirmon Policia: Është arrestuar në Deçan i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekaj
  • 23:47Arrestohet Albert Sylaj, dorasi i Arlinda Zekajt
  • 23:33Nëna, vëllai dhe fëmijët e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt nisen për ta takuar, të shoqëruar nga njësia FIT – pritet arrestimi
  • 23:21I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt raportohet se u lajmërua nga Deçani: Nuk u dorëzohem hetuesve, vetëm FIT-it