Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në orën 16:30 do të mbajë një konferencë për media.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.
Megjithatë, ai nuk ka dhënë detaje lidhur me arsyen e thirrjes së kësaj konference.
Kjo konferncë vjen pak orë para skadimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të vendit.
Nëse presidenti nuk arrin të zgjidhet deri në mesnatë, vendi do të shkojë në zgjedhje.
Partia e kryeministrit Kurti, ka thirru mbrëmp një seancë për në përpjekje për zgjedhjen e presidentit, ndonëse nuk ka arritur ta sugurojë kuorumin e nevojshëm për 81 vota.
Që nga mbrëmë senaca është ndërprerë tri herë, për shkak të mungesës së deputetëve opozitarë. Vazhdimi i seancës është caktuar për sonte në ora 19:00.
Të hënën, dy kandidatët për president nga senaca e 5 marsit, Glauk Konjufca e Fatmir Mulhaxha u tërhoqën nga gara.
Pas tyre u propozuan dy kandidate të reja Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Në raundin e raundin e parë të votimit për President, Feride Rushiti mori 63 vota ndërsa një votë u shpall e pavlefshme.
Në sallë ishin të pranishëm janë 64 deputetë, ndërsa opozita e ka bojkotuar seancën.