Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kurti udhëton drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes

GD
Gazeta Demos27 nëntor 2026 në 09:13
Kurti udhëton drejt Tiranës, merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Tiranës, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve, në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Samiti do të mbahet në Pallatin e Brigadave, ku pritet të mblidhen liderët e vendeve të rajonit për të diskutuar për përshpejtimin e reformave, zbatimin e Planit të Rritjes dhe prioritetet e reja strategjike.

Një ndër temat kryesore të diskutimit do të jetë edhe integrimi ekonomik i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Sipas agjendës, samiti do të nisë në orën 10:00, me mbërritjen e liderëve, ndërsa në orën 12:30 është paraparë konferenca e përbashkët për media e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos.

Takimi në Tiranë vjen dy ditë pas samitit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Bruksel, ku presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi mundësinë e disbursimit të një kësti të ri financiar për tri vende të rajonit.

Samiti pritet të shërbejë si mundësi për koordinimin e hapave të mëtejshëm drejt zbatimit të reformave dhe afrimit të vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian.

drejtplanitrritjes

Më shumë nga Lajme

  • 09:14Një person në Rahovec raporton zhdukjen e vajzës së tij, kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë
  • 09:00Gjendet në Mitrovicë një veturë e vjedhur në Norvegji
  • 08:59Peci: Vetëm pas vendimit të 16 shtatorit u kujtuam për Ligjin e Speciales
  • 08:57Arrestohen pesë persona në Fushë Kosovë për vjedhje të rënda
  • 08:57​Erdogan do të kandidojë përsëri për president të Turqisë