Kryeministri Albin Kurti ishte sot pjesë e panelit me temë “Ku përfundon Evropa – vizion dhe pragmatizëm në kohë trazirash gjeopolitike”.
“Pata kënaqësinë të hap panelin dhe ta përmbyll atë në diskutimin me temën ‘Ku përfundon Evropa – vizion dhe pragmatizëm në kohë trazirash gjeopolitike’, me ç’rast theksova rëndësinë e unitetit, qartësisë dhe vendimmarrjes së guximshme nga progresistët evropianë në një moment kur presionet globale po rriten”,
“Si kryeministër i një vendi nga Ballkani Perëndimor siç është Republika e Kosovës, ndava bindjen se rajoni ynë nuk duhet të shihet si periferi e Evropës, por si pjesë integrale e saj, historikisht, kulturalisht dhe politikisht. Anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk është vetëm aspiratë, por nevojë për demokraci më të fortë, zhvillim ekonomik dhe siguri afatgjatë për të gjithë rajonin dhe vetë kontinentin”.
