Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurtit nuk i interson protesta popullore në shesh në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, poston një video me Ursula von der Leyen

GD
Gazeta Demos1 tetor 2026 në 18:37
Kurtit nuk i interson protesta popullore në shesh në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, poston një video me Ursula von der Leyen

Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duket se nuk po i bën përshtypje që qytetarët e vendit kanë protestuar masivisht sot në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që janë dënuar në shkallën e parë nga Gjykata Speciale.

Derisa protesta ishte në përfundim, Kurti ka publikuar një video nga vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në fund të postimit, Kurti foli pak për vendimin e SPeciales duke thënë se duhet të korrigjohet.

“Kënaqësi të mirëpres Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në vizitën e saj të gjashtë në shtetin tonë në po aq vite. Republika e Kosovës është e përkushtuar ndaj reformave dhe ka shënuar përparim të rëndësishëm demokratik e zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Sikurse është tërësisht e linjëzuar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Evropian dhe i plotëson të gjitha kriteret për statusin e vendit kandidat dhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Në prag të katërvjetorit të aplikimit, ne kërkojmë, por edhe llogarisim në mbështetjen e Presidentes për hapjen e procesit të anëtarësimit të bazuar në merita. Statusin e vendit kandidat Kosova e meriton.

Pesë ditë më parë, Qeveria e Republikës i miratoi 10 nga 12 ligjet, me afat qershorin, dhe i ridërgoi në Kuvend. Jam i bindur se deputetët do të veprojnë shpejt, që qytetarët e Kosovës të përfitojnë plotësisht nga Plani i Rritjes. Ajo që bllokada në parlamentin tonë mund të lërë prapa janë fondet evropiane për këto reforma.

Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ka pasaktësi faktike, historike dhe ligjore, që duhet të korrigjohen me doemos në apel. Derisa e ashtuquajtura Shtëpi e Verdhë nuk u bë as pjesë e aktakuzës, ranë pretendimet për krime kundër njerëzimit dhe sulme të gjera e sistematike ndaj popullsisë civile. Por shqetësuese mbetet mungesa e thellë e transparencës dhe qasja tërësisht monoetnike e kësaj gjykate.”, shkroi Kurti.

ursulaleyenprotesta

Të ngjashme

Ursula von der Leyen takohet me Kurtin

Ursula von der Leyen takohet me Kurtin

13:44
Von der Leyen e ndan në “X” mesazhin kryesor që e la teksa fliste në konferencë me Kurtin

Von der Leyen e ndan në “X” mesazhin kryesor që e la teksa fliste në konferencë me Kurtin

16:04
“Jo në emrin tim”, nis protesta në shesh kundër aktgjykimit të Hagës, pjesëmarrës nga e gjithë Kosova

“Jo në emrin tim”, nis protesta në shesh kundër aktgjykimit të Hagës, pjesëmarrës nga e gjithë Kosova

16:03
Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK’së

Takimi Haxhiu-Von der Leyen, Presidenca: U diskutua për zgjedhjen e presidentit dhe dënimin e ish-krerëve të UÇK’së

15:27

Më shumë nga Lajme

  • 19:00Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente
  • 18:37Zvicër: Dënohet me kusht dhe dëbim arkëtarja kosovare, ka vjedhur 38.000 franga
  • 18:35Policia aktivizon rrugë alternative pas bllokimit nga protestuesit, konvoji i Presidentes së KE-së vazhdon pa incidente
  • 18:34Hamza i ndan pamjet e filmuara nga droni: Populli nuk e pranon padrejtësinë
  • 18:33I gjenden armë në shtëpi, një person nga Kabashi i Vitisë dërgohet në mbajtje