Ka nisur protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK’së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Qytetarë nga e gjithë Kosova erdhën në kryeqytet për të shprehur kundërshtinë e tyre për aktgjykimin dënues prej 81 vjetësh ndaj katërshes.

Protesta nisi nga ora 16:00 me fjalime të organizatorëve.