Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kurtit nuk i pëlqen as Bedri Hamza në udhëheqje të PDK-së, për të iu flet mërgimtarëve në Oslo: Gjithmonë kryetar është dikush që s’është kryetar

GD
Gazeta Demos2 dhjetor 2025 në 17:34
Kurtit nuk i pëlqen as Bedri Hamza në udhëheqje të PDK-së, për të iu flet mërgimtarëve në Oslo: Gjithmonë kryetar është dikush që s’është kryetar

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka filluar fushatën e tij për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndonëse zyrtarisht ajo ende nuk nuk ka filluar.

Sipas KQZ-së, fushata për këto zgjedhje do të filloj më 17 dhjetor, me ç’rast partitë politike do të kenë vetëm 12 ditë kohë për të bërë fushatë, shkruan lajmi.net.

Kurti në një takim me mërgimtarët në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, iu është “ankuar” për situatën e krijuar në vend.

Ai thotë se janë bërë bashkë kundër tij, edhe ata që nuk janë me njëri tjetri, duke iu referuar kështu PDK-së, LDK-së, AAK-së e Nismës.

“Ju e patë që kot del i pari, kot je më i madh se i dyti dhe i treti së bashku nëse nuk e ke shumicën vetë, meqë autmatikisht edhe ata që nuk janë me njëri-tjetrin, kundër teje po bashkohen. Tash kjo nuk është racio”nale por për fat të keq, jemi në një situatë jo vetëm tani, por që nga viti 2021, që ja shumë inat dhe xhelozi në politikën kosovare, pra nuk po kalon hiç”, ka thënë Kurti aty.

Ai kritikoi pak edhe PDK-në, e biles edhe kryetarin e sapozgjedhur të kësaj partie, Bedri Hamzën, i cili sipas Kurtit “s’është kryetar”.

“Ne diku e kemi ende PDK-në nëpër administratën publike, ende dominon nëpër media, ende dominon në sistemin e drejtësisë dhe nuk e kemi konsideru të udhës një letër të tillë për PDK-në. Në PDK duhet me ndodhë reforma, me thënë të drejtën nuk kanë ndodh reforma, aty po ndodh ndërrimi i fytyrës së kryetarit, por gjithmonë kryetar është dikush që s’është kryetar”, ka thënë Kurti.

Të njëjtin kryetar, pra Bedri Hamzën, Kurti e kishte uruar kur ai e kishte marrë detyrën.

Ai kishte shprehur gatishmërinë edhe për bashkëpunim të ndërsjelltë me të, “në të mirë të interesit publik”.

“I shpreh urimet e mia z. Bedri Hamzës për zgjedhjen e tij në detyrën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës. Proceset zgjedhore brenda partisë, por edhe bashkëpunimi i ndërsjelltë i spektrit të gjerë politik, çdo herë në të mirë të interesit publik, janë parime themelore për funksionimin dhe avancimin e shtetit tonë. Nga ana ime, do të vazhdoj angazhimin për bashkëpunim korrekt, në përputhje me vullnetin e qytetarëve, dhe me përgjegjësitë që na i kërkon shërbimi ndaj Republikës”, kishte shkruar Kurti në Facebook, pasi Hamza kishte marrë detyrën e kryetarit të PDK-së.

Gjuha e Kurtit për kundërshtarët e tij, ndërron në çdo fushatë. Ai e bënë atë më agresive, më të ashpër e shpesh edhe ofenduese, ndërsa pastaj kur kërkon koalicion me ta, si në rastin e LDK-së, i drejtohet me “respekt” e “nderime të larta”.

Albin Kurti

Më shumë nga Lajme

  • 18:37Zvicër: Dënohet me kusht dhe dëbim arkëtarja kosovare, ka vjedhur 38.000 franga
  • 18:37Kurtit nuk i interson protesta popullore në shesh në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së, poston një video me Ursula von der Leyen
  • 18:35Policia aktivizon rrugë alternative pas bllokimit nga protestuesit, konvoji i Presidentes së KE-së vazhdon pa incidente
  • 18:34Hamza i ndan pamjet e filmuara nga droni: Populli nuk e pranon padrejtësinë
  • 18:33I gjenden armë në shtëpi, një person nga Kabashi i Vitisë dërgohet në mbajtje