Analisti Halil Matoshi, në emisionin “Politiko” në Kanal10, ka folur për presidenten e ardhshme, Justina Shiroka-Pula, duke vlerësuar figurën e saj publike dhe profesionale.
Matoshi ka thënë se Shiroka-Pula është një figurë me përvojë akademike dhe politike, duke theksuar se ajo ka shërbyer edhe në pozitën e ministres.
“Zonja Shiroka-Pula është mbi nivelin e të gjithë presidentëve. Është akademike, ka qenë ministre dhe është një qytetare e edukuar mirë”, ka deklaruar Matoshi.
