Kuvendi i Kosovës ka dal me njoftim zyrtar për mbajtjen e dy seancave të jashtëzakonshme.
Në seancën e cila nis nga ora 11:00, deputetët do të mblidhen për ta votuar buxhetin për vitin 2026-të.
Po ashtu në këtë seancë parashihet të votohen edhe disa marrëveshje ndërkombëtarem thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit.
Kurse, seanca e dytë do t’i dedikohet votimin të Qeverisë së re.
Kjo seancë parashihet të mbahet me fillim nga ora 14:00, e ku mbetet të shihet nëse Kosova do të bëhet me qeveri të re.
