Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Lamallari në Europol: Forcojmë bashkëpunimin në luftën kundër drogës dhe grupeve kriminale

GD
Gazeta Demos24 qershor 2026 në 20:02
Lamallari në Europol: Forcojmë bashkëpunimin në luftën kundër drogës dhe grupeve kriminale

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim në selinë e Europol në Hagë, ku u prit nga drejtori ekzekutiv në detyrë, Jurgen Ebner, si dhe nga përfaqësues të qendrave të specializuara të agjencisë kundër krimit të organizuar dhe krimit ekonomik.

Gjatë takimit, palët diskutuan mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Europol, me fokus të veçantë në luftën kundër trafikut të drogës, grupeve kriminale, trafikimit të qenieve njerëzore, krimit financiar dhe mashtrimeve online.

Lamallari vlerësoi partneritetin e ngushtë mes Policisë së Shtetit dhe Europol, duke theksuar se bashkëpunimi operacional dhe pjesëmarrja aktive në operacionet e përbashkëta kanë sjellë rezultate konkrete në goditjen e rrjeteve kriminale dhe rritjen e sigurisë.

“Shqipëria ndodhet në një fazë vendimtare të procesit të integrimit europian dhe po dëshmon çdo ditë se vepron si një partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm, duke kontribuar në sigurinë e përbashkët europiane me të njëjtin angazhim si vendet anëtare të BE”, theksoi Lamallari.

Në përfundim të takimit, u riafirmua angazhimi i përbashkët për ta çuar bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Europol në një nivel edhe më të lartë, përmes shkëmbimit të informacionit, koordinimit operacional dhe intensifikimit të veprimeve kundër krimit të organizuar në të gjitha format e tij. Gjatë vizitës në Hagë, Lamallari u takua gjithashtu me homologun holandez, si dhe me presidentin e Eurojust./abcnews.al

shqiperi

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona