Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

LBK kërkon reagim urgjent të institucioneve për dëmet në bujqësi nga moti i lig: Dilni në terren për vlerësimin e dëmeve

GD
Gazeta Demos21 korrik 2026 në 18:27
LBK kërkon reagim urgjent të institucioneve për dëmet në bujqësi nga moti i lig: Dilni në terren për vlerësimin e dëmeve

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Besart Dreshaj ka reaguar pas dëmeve që moti i ligë u shkaktoi bujqëve në disa vende në Kosovë, shkruan GazetaDemos.

Ai theksoi nevojën urgjente për reagim dhe mobilizim të përbashkët për mbështetjen e bujqëve.

“Lidhja e Bizneseve të Kosovës shpreh shqetësimin e saj të thellë për dëmet e mëdha të shkaktuara në sektorin e bujqësisë si pasojë e reshjeve të breshërit në disa zona të vendit, të cilat kanë prekur rëndë fermerët, prodhuesit vendorë dhe ekonominë familjare të shumë qytetarëve”, u shpreh Dreshaj.

Tutje, ai theksoi rëndësinë e bujqësisë në ekonominë e Kosovës, duke shtuar se çdo dëm i shkaktuar në këtë sektor kërkon reagim të shpejtë, serioz dhe konkret nga institucionet dhe shoqëria në përgjithësi.

Postimi i plotë:

Lidhja e Bizneseve të Kosovës kërkon reagim urgjent për dëmet në bujqësi dhe mobilizim të përbashkët për mbështetjen e bujqëve

Lidhja e Bizneseve të Kosovës shpreh shqetësimin e saj të thellë për dëmet e mëdha të shkaktuara në sektorin e bujqësisë si pasojë e reshjeve të breshërit në disa zona të vendit, të cilat kanë prekur rëndë fermerët, prodhuesit vendorë dhe ekonominë familjare të shumë qytetarëve.

Bujqësia është një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës dhe çdo dëm i shkaktuar në këtë sektor kërkon reagim të shpejtë, serioz dhe konkret nga institucionet dhe shoqëria në përgjithësi.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës kërkon nga kryetarët e komunave dhe Qeveria e Republikës së Kosovës që menjëherë të dalin në terren për vlerësimin e dëmeve, të angazhojnë komisione profesionale për evidentimin e pasojave dhe të ndërmarrin masa konkrete për mbështetjen financiare të fermerëve të prekur.

Në këto momente, fermerët nuk kanë nevojë për fotografi në media apo garë për mesazhe politike se kush po paraqitet më shumë para qytetarëve. Ata kanë nevojë për veprime konkrete, mbështetje reale dhe ndarje të mjeteve për t’i ndihmuar të tejkalojnë këtë situatë të rëndë.

Njëkohësisht, Lidhja e Bizneseve të Kosovës u bën thirrje të gjitha bizneseve tregtare në vend që të mobilizohen dhe të ofrojnë mbështetje për bujqit e prekur nga dëmet e breshërit.

Ftojmë kompanitë që ofrojnë produkte dhe materiale të nevojshme për bujqësi që të kontribuojnë përmes lehtësimeve, zbritjeve apo formave të tjera të përkrahjes, në mënyrë që fermerët të mund të rikuperojnë dëmet dhe të vazhdojnë veprimtarinë e tyre.

Në këtë kohë të vështirë kemi nevojë të jemi të gjithë bashkë. Solidariteti i biznesit dhe institucioneve është i domosdoshëm për të mbrojtur prodhuesin vendor dhe për të ruajtur zhvillimin e bujqësisë në Kosovë.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës falënderon në mënyrë të veçantë kompaninë Elkon Group për reagimin e menjëhershëm dhe mbështetjen e ofruar për fermerët e prekur nga kjo situatë.

Në të njëjtën kohë, ftojmë edhe kompanitë e tjera tregtare që të ndjekin këtë shembull dhe të tregojnë përgjegjësi shoqërore duke u dalë në ndihmë bujqve tanë.

Sot kemi nevojë për më pak deklarata dhe më shumë solidaritet, më pak fotografi dhe më shumë veprime konkrete.

Më shumë nga Lajme

  • 23:55Andin Hoti: Do ta votoja “me dy duar” zhbërjen e Gjykatës Speciale
  • 23:47Djali i Agim Ramadanit e sheh të mundur lirimin e ish-krerëve të UÇK-së në Apel
  • 23:26Ambasada e Italisë pas aktgjykimit: Të respektohet vendimi dhe procesi gjyqësor
  • 23:26Hisen Berisha: Nuk pati ballafaqim të provave juridike, apeli nuk është fundi
  • 23:23Dy protestues u shoqëruan në polici, njëri u ndalua për 48 orë protesta