Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

LBK me thirrje për Qeverinë lidhur me gazin amerikan

GD
Gazeta Demos24 qershor 2026 në 16:25
LBK me thirrje për Qeverinë lidhur me gazin amerikan

Lidhja e Bizneseve të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë që ta pranojë gazin amerikan.

” Prandaj, qasja në gaz natyror do t’i jepte Kosovës një alternativë të rëndësishme për diversifikimin e burimeve energjetike, do të rriste sigurinë e furnizimit dhe do të krijonte kushte më të favorshme për zhvillimin e industrisë dhe prodhimit vendor. Njëkohësisht, investimet në këtë drejtim do të forconin edhe partneritetin strategjik të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”, thuhet në reagim.

Reagimi:

Kosova nuk duhet ta humbë mundësinë për t’u përfshirë në rrjetin rajonal të gazit natyror. Lidhja e Bizneseve të Kosovës vlerëson se sigurimi i qasjes në gazin e lëngshëm natyror – amerikan (LNG) dhe zhvillimi i infrastrukturës së nevojshme për të duhet të trajtohen si prioritete strategjike për zhvillimin ekonomik dhe sigurinë energjetike të vendit. Kosova vazhdon të mbështetet kryesisht në termocentrale të stërvjetruara me linjit dhe import të energjisë, derisa bizneset dhe ekonomia përballen me pasiguri të vazhdueshme në furnizim dhe me kosto të larta. Në një kohë kur vendet e rajonit po investojnë në linja të reja të gazit dhe po sigurojnë qasje në burime më të ndryshme energjetike, Kosova rrezikon të mbetet jashtë zhvillimeve që do të përcaktojnë konkurrueshmërinë ekonomike në vitet në vazhdim. Për komunitetin e biznesit, çështja e energjisë nuk është më vetëm çështje furnizimi, por çështje mbijetese dhe konkurrence. Ndikimin e kostove të energjisë te bizneset vendore e kemi parë pas daljes së qindra ndërmarrjeve në tregun e lirë të energjisë. Disa prej tyre tashmë po përballen me vështirësi serioze operimi, ndërsa ka biznese që po shqyrtojnë seriozisht zhvendosjen e fabrikave të tyre në vendet fqinje për shkak të pamundësisë për të përballuar kostot aktuale të energjisë. Prandaj, qasja në gaz natyror do t’i jepte Kosovës një alternativë të rëndësishme për diversifikimin e burimeve energjetike, do të rriste sigurinë e furnizimit dhe do të krijonte kushte më të favorshme për zhvillimin e industrisë dhe prodhimit vendor. Njëkohësisht, investimet në këtë drejtim do të forconin edhe partneritetin strategjik të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lidhja e Bizneseve të Kosovës i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të ndërmarrë hapa konkretë për integrimin e vendit në rrjetin rajonal të gazit natyror dhe të punojë seriozisht për përmirësimin e klimës së të bërit biznes. Institucionet duhet të kenë parasysh se bizneset janë shtylla kryesore e ekonomisë dhe kontribuuesit më të mëdhenj në buxhetin e shtetit. Nëse kostot vazhdojnë të rriten, konkurrueshmëria bie, ekziston rreziku real që një pjesë e këtyre bizneseve të mos operojnë më në Kosovë. Prandaj, vendimet strategjike për energjinë nuk duhet të shtyhen. Ato janë vendime për të ardhmen ekonomike të vendit, për ruajtjen e vendeve të punës dhe për krijimin e kushteve që bizneset të investojnë e të rriten në Kosovë, e jo jashtë saj.

Lbk

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Moti nesër, temperaturat deri 35 gradë Celsius
  • 23:38Aksidenti tragjik në Durrës, familja e 26-vjeçares italiane mes dhimbjes: Jemi të shkatërruar, presim trupin e saj
  • 23:16KEK merr masa pas vdekjes së dy punëtorëve: Formohet Task Forca për Sigurinë në Punë
  • 22:5946 vjeç dhe sërish në futboll! Ronaldinho bën të pabesueshmen në Itali
  • 22:57Marrja e pikave kufitare nën kontroll: Thaçi nga Haga zbulon kërcënimin e Tadiqit