Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

LBK organizon takim B2B mes bizneseve kosovare dhe turke

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 17:04
LBK organizon takim B2B mes bizneseve kosovare dhe turke

Lidhja e Bizneseve të Kosovës (LBK) ka organizuar një takim B2B ndërmjet bizneseve nga Kosova dhe Turqia, me qëllim të krijimit të kontakteve të drejtpërdrejta, zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe identifikimit të mundësive të reja për tregti, investime dhe partneritete.

Në takim morën pjesë biznese kosovare nga sektorë të ndryshëm, përfshirë prodhimin, përpunimin, tekstilin, energjinë, ndërtimin, infrastrukturën, bujqësinë , dhe sektorë të tjerë, ndërsa bizneset nga Turqia prezantuan interesat dhe mundësitë e tyre për bashkëpunim me kompanitë kosovare.

Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, Prof. Dr. Besart Dreshaj, theksoi se qëllimi i LBK-së është që marrëdhëniet ekonomike Kosovë–Turqi të avancohen nga tregtia drejt investimeve dhe prodhimit të përbashkët.

“Të mos mendojmë vetëm çfarë mund t’i shesë Turqia Kosovës apo çfarë mund t’i shesë Kosova Turqisë. Le të mendojmë çfarë mund të prodhojmë së bashku, ku mund të investojmë së bashku dhe në cilat tregje mund të hyjmë së bashku.”

Dreshaj theksoi gjithashtu potencialin e Kosovës si hapësirë për investime dhe si pikë lidhëse për kompanitë që synojnë zgjerimin e aktiviteteve të tyre në tregjet rajonale dhe evropiane.

Sipas tij, bizneset kosovare kanë avancuar në kapacitete prodhuese, cilësi dhe konkurrueshmëri, ndërsa bashkëpunimi me kompanitë turke mund të sjellë mundësi të reja për teknologji, ekspertizë, investime, prodhim të përbashkët dhe qasje në tregje të reja.

Në këtë frymë, kryesuesi i bizneseve nga Turqia, Rifat Sait, vlerësoi rëndësinë e Kosovës për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon dhe bëri thirrje për më shumë veprime konkrete ndërmjet komuniteteve të biznesit Kosovë/Turqi.

“Më shumë të punojmë, të bëjmë tregti dhe ta forcojmë bashkëpunimin me Kosovën. Jo vetëm të flasim dhe të bëjmë fotografi, por të krijojmë rezultate konkrete,” u shpreh Sait.

LBK vlerëson se takimet B2B janë një mekanizëm i rëndësishëm për të kaluar nga kontaktet institucionale dhe biznesore në marrëdhënie konkrete ndërmjet kompanive, duke krijuar mundësi për kontrata, investime, partneritete dhe projekte të përbashkëta.

biznesevekosovaretakim

Të ngjashme

Kurti nesër takim me von der Leyen, më pas konferencë për media

Kurti nesër takim me von der Leyen, më pas konferencë për media

22:49

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Lekatari reagon për videot intime të personazheve publike që po qarkullojnë: S**si nuk është lajmi, por kush i ka …
  • 23:00Haradinaj: Edhe po të kthehesha në kohë, nuk do ta votoja Gjykatën Speciale
  • 22:55Ramush Haradinaj: Vendimi i Gjykatës Speciale është i padrejtë dhe shprehje e mosbesimit ndaj Kosovës
  • 22:47Videot intime të personazheve publike, Policia e Tiranës me njoftim zyrtar: Krimet Kibernetike po identifikojnë IP dhe të dhënat e faqeve që i kanë shpërndarë
  • 22:38Limaj kërkon nga Qeveria hapa konkretë: Të bëhen ndryshimet në Ligjin për Specialen