Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

LDK e PDK konfirmojnë pjesëmarrjen në seancën konstituive të 9 shtatorit, anipse VV shkeli Kushtetutën

GD
Gazeta Demos7 shtator 2026 në 17:17
LDK e PDK konfirmojnë pjesëmarrjen në seancën konstituive të 9 shtatorit, anipse VV shkeli Kushtetutën

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të marrin pjesë në seancën e 9 shtatorit për konstituimin e Kuvendit.

Vendimet janë konfirmuar pas mbledhjeve të grupeve parlamentare, ndonëse të dyja partitë konsiderojnë se afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka kaluar.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, kritikoi mënyrën se si është menaxhuar procesi dhe tha se Kushtetuta dhe aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese janë shkelur.

“Ka pasur diskutime të hapura, shumë përmbajtësore, me një konstatim që Kushtetuta e Kosovës është shkelur”, deklaroi Hamza pas mbledhjes së Grupit Parlamentar.

“Është shkelur aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese, është aktgjykim që sqaron qartë që Kuvendi duhet të konstituohet 30 ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor. Kjo nuk ka ndodhur”, shtoi ai.

Hamza kritikoi gjithashtu vonesën në thirrjen e seancës, duke vlerësuar se nuk ekziston ndonjë arsyetim juridik apo faktik për caktimin e saj më 9 shtator.

“Edhe pse Kurti e ka ditur këtë çështje, kanë vazhduar me interpretimet e tyre”, tha ai.

“Nuk ka asnjë arsyetim apo shpjegim faktik, logjik, juridik pse seanca nuk u thirr më herët, por më datën 9”, deklaroi Hamza.

Sipas tij, pjesëmarrja e deputetëve në seancë nuk garanton automatikisht se procesi do të përfundojë me konstituimin e Kuvendit.

“Edhe kjo mund të jetë një ftesë që mundet të mos konstituohet, me bërë veprime dhe lojëra tjera politike. PDK do të jetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, tha Hamza.

Edhe LDK-ja vendosi të marrë pjesë në vazhdimin e seancës konstituive, pavarësisht dilemave për vlefshmërinë kushtetuese të saj.

Vendimi u mor në mbledhjen e grupit parlamentar, ku morën pjesë deputetët e zgjedhur të kësaj partie.

Nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, njoftoi se të 18 deputetët janë pajtuar për pjesëmarrje në seancë.

“Folëm për seancën e ardhshme, për vazhdimin e seancës konstituive. Vendosëm si grup që të marrim pjesë në seancë”, deklaroi ajo.

Sipas Lushaku-Sadriut, prioriteti i LDK-së është konstituimi i Kuvendit dhe tejkalimi i krizës institucionale.

“Mos harroni, Kosova është në krizë institucionale përkundër faktit që kemi shkuar tri herë në zgjedhje”, tha ajo.

E pyetur nëse pjesëmarrja nënkupton ndihmë për Vetëvendosjen në një proces të kontestuar, ajo theksoi nevojën për kushtetutshmëri dhe institucione funksionale.

“Të gjitha këto tema do t’i vendosim, ne jemi për kushtetutshmëri, por edhe për konstituim të institucioneve”, deklaroi Lushaku-Sadriu.

LDK-ja gjithashtu e ka hequr nga diskutimi çështjen e presidentit, e cila kishte shkaktuar përplasje brenda partisë.

“Absolutisht nuk është diskutuar çështja e presidentit, nuk është më temë”, konfirmoi Lushaku-Sadriu.

Para mbledhjes, nënkryetarja Doarsa Kica-Xhelili kishte shprehur rezerva për pjesëmarrjen në seancë, duke kërkuar fillimisht qëndrimin zyrtar të partisë.

“Në opinionin tim personal është krijuar një pamundësi koxha objektive për të marrë pjesë në këtë seancë konstitutive”, kishte deklaruar ajo.

Kica-Xhelili kishte vlerësuar se afatet kushtetuese tashmë kanë kaluar dhe se “eksperimentimi tutje duhet të përmbyllet tani”.

Edhe deputeti Armend Zemaj kishte deklaruar se kalimi i afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit përbën shkelje kushtetuese.

“Është shkelje kushtetuese, por atë duhet ta thotë GjK”, kishte thënë Zemaj, duke kërkuar vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Mbledhja e LDK-së u zhvillua edhe nën hijen e kundërshtimeve rreth kandidaturës së Bekim Sejdiut për president.

Sejdiu ishte paraqitur si kandidat konsensual pas diskutimeve ndërmjet Albin Kurtit, Lumir Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit, por pa konsultim të plotë brenda LDK-së.

Pas kundërshtimeve të deputetëve, partia vendosi ta largojë çështjen e presidentit nga tryeza dhe të përqendrohet në konstituimin e Kuvendit.

Kështu, më 9 shtator, deputetët e PDK-së dhe LDK-së do të jenë në sallën e Kuvendit, ndonëse vazhdojnë ta konsiderojnë procesin të vonuar dhe kushtetutshmërisht të kontestueshëm.

hamzaseancënshtatorit

Të ngjashme

Nga PDK tregojnë  se a do të marrin pjesë në seancën e 9 shtatorit

Nga PDK tregojnë se a do të marrin pjesë në seancën e 9 shtatorit

16:52
Hamza thotë se PDK do ta propozojë Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit

Hamza thotë se PDK do ta propozojë Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit

17:58
Hamza: 16 shtatori, datë po aq e rëndësishme sa Dita e Lirisë dhe Pavarësisë

Hamza: 16 shtatori, datë po aq e rëndësishme sa Dita e Lirisë dhe Pavarësisë

17:13
Seanca e 9 shtatorit, pas LDK-së mblidhet edhe PDK-ja

Seanca e 9 shtatorit, pas LDK-së mblidhet edhe PDK-ja

15:47

Më shumë nga Lajme

  • 22:09Avdullah Hoti: Fajtor kryesor është VV-ja, por faj kanë edhe Abdixhiku dhe disa kolegë të mi
  • 22:08Haradinaj: ‘Unë i tutna Vuçiqit sepse nëse ata dënohen ka trazira, UDB-at do të nxisin KONFLIKT’
  • 22:04Pse nuk e mbështeti kandidaturën e Bekim Sejdiut për president? Flet Hykmete Bajrami
  • 22:02Nga Pashtriku kërkohet drejtësi për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin
  • 21:42“Për krejt këto, unë i kam rezervat e mia për të”: Hoti tregon pse nuk e mbështet Bekim Sejdiun për president